“Borrelli e Lajçaku morën qëndrime në llogari të shtetit serb” / Juristi shpreh një shqetësim tjetër

Politika

“Borrelli e Lajçaku morën qëndrime në llogari të shtetit serb” / Juristi shpreh një shqetësim tjetër

Nga: A.Shaqiri Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:26
Foto nga takimi në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Këtë e ka kërkuar ambasada amerikane në Kosovë.

Ata kanë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se u pa shumë mirë që Borrell dhe Lajçak shkelën qëndrimet e BE-së, dukue punuar në llogari të shtetit serb.

“Vendimi i Qeverisë në Prishtinë është i logjikshëm. Kosova pa bashkëpunim me SHBA-të nuk ka ku shkon.

Në Bruksel u pa se si z.Borrell dhe Lajqak i shkelën qëndrimet e UE -së, në planin e njohur, si "francezo-gjerman"

Në Bruksel, z.Borrell dhe z.Lajqak, punuan dhe morrën qëndrime në llogari të shtetit serb, përkatësisht të neoshovenizmit serbomadh. Ndërsa, në konferencë për shtyp, fajësuan Kosovën, në kohën kur shkaktare e gjendjes është vetë Serbia.

Çdo kush i dinë pikësynimet e shtetit serbomadh ndaj Kosovës. Në Bruksel njihet krimineli Vuçiq dhe vetë udhëheqja shoviniste serbe.

E tërë kjo injorohet nga z.Borrell dhe z.Lajqak dhe veprohet në emër të UE-së në dëm të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ngreh shqetësimin, se pse presidentja e KE, Ursula von der Lein, po lejon një gjë të tillë, veprime këto anti-evropiane.

Derisa, për shtyrjen e vednimit për targa, thotë se Qeveria e Kosovës ka vepruar mirë, dhe pas kësaj shpreson për rezultat pozitiv.

Ajo që është e pakuptimtë është fakti pse z.Ursula von der Lein, si Presidente Komisionit të Evropës në UE, i toleron këto veprime anti-unionit nga z. Borell dhe z. Lajqak. Këta të dy de-fakto po e mbrojnë neoshovenizmin serbomadh dhe po përpiqen të ç'bëjnë Republikën.

Në këto kushte, përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme. Pa Washingtonin nuk mund të shkohet në zgjidhjen e çështjes.

Shtyrja për 48 orë është hap i mirë i Qeverisë së Kosovës.

Besohet se edhe pas 48 orëve do te ketë bashkëpunim në mes Prishtines dhe Washingtonit. Nuk ka rrugë tjetër”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat