Mulliqi: Mustafa u vra padrejtësisht, u shqua me shkrime të guximshme dhe vizionare

Politika

Mulliqi: Mustafa u vra padrejtësisht, u shqua me shkrime të guximshme dhe vizionare

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 15:52
Xhemajl Mustafa

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi ka kujtuar në përvjetorin e tij, Xhemajl Mustafën.

Ai në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se Mustafa është vrarë në pragun e shtëpisë, pabesisht dhe tradhëtisht.

“Fundi i nëntorit të vitit 2000 shënoi vrasjën e njërit nga themeluesit e LDK-së, të datës 23 dhjetor të vitit 1989, intelektualit në zë, Xhamajl Mustafës.  Në këtë datë  në pragun e shtëpisë u vra një veprimtarë i shquar i çështjës kombëtare. E vranë pabesisht dhe tradhëtisht”, thekson Mulliqi.

Ai thotë më tutje se, Mustafa ishte këshilltar i presidentit, Rugova.

“Ai ishte i angazhuar edhe si kolumnist në gazetën Bota sot në rubrikën e tij javore. U shqua me shkrime të guximshme dhe vizionare. Pena e tij e mprehet më korrektësi i përshkroi të gjitha ngjarjet më të cilat përballej Kosova dhe populli i saj. Sot, kur është përvjetori i kësaj vrasje tinzare, sigurisht se shtohet dhembja dhe malli te famljaret e tij.  Drejtësia kurrë nuk e tha fjalën e vet...”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat