Çka nëse 48 orë nuk do të jenë të mjaftueshme për t’u arritur marrëveshje? – Eksperti i sigurisë “zbulon” planin

Politika

Çka nëse 48 orë nuk do të jenë të mjaftueshme për t’u arritur marrëveshje? – Eksperti i sigurisë “zbulon” planin

Nga: A.Shaqiri Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 19:31
Pamje nga takimi në Bruksel

Mes Kosovës dhe Serbisë, të hënën pas disa orësh takim palët nuk u dakorduan për asgjë.

Vendimin për targa kryemisnitri Albin Kurti vendosi ta shtyjë për 48 orë pas kërkesës nga ambasada amerikane në Kosovë.

Kurse, sot po mbahet takimi në Bruksel mes Besnik Bislimit me ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se e gjithë situata konfliktuoze e tanishme është e lidhur me çështjen e targave, që serbët nuk po e pranojnë.

Image
Hajrullah Tërnava

 

“Situata kofliktuoze e tanishme lidhur me targat e veturave të banorëve serb në pjesët veriore të Kosovës, të cilët edhe më tutje i bartin targat e ish Jugosllavisë, nëpër veturat e tyre si ato PR, KM, PE, DJ, PZ etj, e kur dihet se që nga shpallja e pavaresisë të Kosovës me kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës, është e paraparë që në targa të veturave të figurojnë shkronjat RKS, dhe kjo vlenë për të gjithë banorët e shtetit të Kosovës, në tërë territorin e saj, dhe të gjitha ato targa që i bartin automjetet e banorëve serb të atyre komunave ku jetojnë si shumicë, me ato shkronja të sistemit të ish Jugosllavisë, ato targa konsiderohen targa ilegale dhe të paligjshme, prandaj lidhur për këtë çështje të targave, këto ditë u ndërmjetësuan me ndërkombëtar udhëheqesit e dy shteteve të kryetarit të Serbisë Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Kurti, edhe që nuk u arrit marrëveshja përfundimtare, ditë ma herët të këtyre bisedave, ishte vendosë që faza e parë e qortimeve nga ana e policisë ndaj drejtusve të veturave të zgjat deri me datën 21.11.22, dhe nga ajo datë ata që ende si kanë ndërruar targat si masë e dytë të gjobiten me të holla 150 euro, por meqenëse nuk arritën marrëveshje të vlefshme megjithatë u vendos që të shtyhet per 24 orë kjo mase e dënimeve, por meqë prapë nuk u arrit një marrëveshje, prapë me intervenimin e ambasadës amerikane në Kosovë u arrit të shtyen edhe për 48 orë vendimi i zbatimit të fazës së dytë, dhe bisedimet po vazhdojnë për vendimin e riregjistrimeve të makinave nga targat ilegale në ato legale në RKS”, thotë ai.

Sipas tij, nëse edhe 48 orë nuk mjaftojnë për të arritur një marrëveshje, atëherë duhet që shtetet mike të bëjnë trysni te përfaqësuesit e dy shteteve dhe gjithsesi të arrihen suksese vendimtare për dy shtetet.

“Meqenëse tani për këtë kohë janë duke u zhvilluar bisedime të nevojshme edhe që 48 orë nëse nuk do të jenë të mjaftueshme për t’u arritur marrëveshje me Serbinë, për parandalimin e përshkallzimit të situatës, atëherë duhet që shtetet mike ndërkombëtare të bëjnë trysni të dy përfaqësuesit e dy shteteve dhe gjithsesi të arrihen suksese vendimtare për dy shtetet dhe në bazë të këtyre vendimeve të arrihen ligjshmëria e njejtë e të gjithë banorëve për regjistrimin e veturave në shtetin e Kosovës, dhe me angazhimin e ndërkombëtarve të arrihen të ndodhin njohjet reciproke të dy shteteve per avansimin e këtyre dy shteteve dhe anëtarësimin e tyre në institucionet ndërkombëtare sikur që janë INTERPOl, NATO etj”, nënvizon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat