Shahu për vrasjen e Xhemail Mustafës: Atë e vranë shqiptarët, kjo është arsyeja

Politika

Shahu për vrasjen e Xhemail Mustafës: Atë e vranë shqiptarët, kjo është arsyeja

M.Haziri Nga M.Haziri Më 23 nëntor 2022 Në ora: 22:36
Xhemail Mustafa

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe ish-kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000, në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

Që nga vrasja e tij kanë kaluar 22 vite, mirëpo që vrasësit nuk janë zbuluar ende.

E në lidhje me vrasjen e Mustafës, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Ai u shpreh se Mustafa ka qenë I zoti dhe për të u liruar nga ai e kanë vrarë, gjithashtu analisti theksoi që Mustafa nuk është vrarë nga dora e serbëve, por është vrarë nga dorë shqiptarësh.

Image
Rexhep Shahu

Vrasja e Xhemail Mustafës nga dora e zezë e krimit dhe tradhëtisë është një nga atentatët më të rënda që duhet zbardhë sepse është nga ato lloj atentatesh që rri varë mbi të ardhmen dhe lirinë e Kosovës. Ai ishte ndër njerëzitë e aftë të Kosovës dhe për të tillë shoqëria ka gjithmonë nevojë. Arsyeja e vrasjes besohet gjerësisht se ka qenë për ta heqë qafe si njeri të zotin dhe për të liruar udhë atyre që kërkonin pushtetin me domosdo. Xhemail Mustafa nuk është vrarë nga dora e serbëve pasi serbët aty kanë qenë që para se te lindte ai, por është vrarë nga dorë shqiptarësh për ta shmangë nga ndikimi e pushteti moral që ai kishte në Kosovë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti shtoi që pak shpresoj se do të dëgjojmë ndonjë ditë që u dënua ai që vrau Xhemail Mustafën.

Gjithashtu, ai ceku nuk ka hakmarrje që e kthen në mesin tonë atë njeri fisnik e të ditur për të cilin gjithmonë do të kemi nevojë.

Nuk kam besuar as besoj se mund të zbardhen vrasje të tilla, por besoj se në një mënyrë a një tjetër vrasës të njerzëve si Xhemail Mustafa apo urdhëdhënës apo atentatorë, janë të ndëshkuar të dënohen, në një mënyrë a tjetër vuajnë dënimet dhe jo gjithmonë do të dënohen vrasësit me vrasje. Unë pak shpresoj se do të dëgjojmë ndonjë ditë që u dënua ai që vrau Xhemail Mustafën. Nuk ka hakmarrje që e kthen në mesin tonë atë njeri fisnik e të ditur për të cilin gjithmonë do të kemi nevojë. Njerëz si Xhemail Mustafa do ta shpëtonin Kosovën nga enverizmi dhe enverat e vegjël të komunizmit që si metastaza kanceri levrijnë në jetët tona”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat