“Veprimet dinjitoze të serta të Kurtit kanë vetëdijësuar Vuçiqin, plani franko-gjerman detyron Serbinë ta njoh Kosovën”

Politika

“Veprimet dinjitoze të serta të Kurtit kanë vetëdijësuar Vuçiqin, plani franko-gjerman detyron Serbinë ta njoh Kosovën”

Nga: Nehat Shaqiri Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 22:49
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Pas marrëveshjes së arritur në Bruksel për targa, nga Kosova dhe Serbia, tashmë po kërkohet vazhdimi i dialogut.

Ndërkombëtarët tashmë kanë filluar thirrjen për kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq të shkojnë në Bruksel për të vazhduar dialogun.

Këto ditë është përfolur një plan franko – gjerman, i cili ende nuk dihet nëse e ka njohjen në qendër.

Megjithatë, poltikanët po flasin për këtë plan i cili mund të sjellë një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi.

Profesori universitar, Sulejman Mehazi, thotë se, marrëveshjet e fundit për letërnjoftime dhe targa janë në dobi të Kosovës.

Sipas tij, këto janë shenjat e para që Kurti ka vetëdijësuar Vuçiqin.

“Dy marrëveshjet e fundit pozitive të letërnjoftimeve dhe targave serbe në dobi të Kosovës japin shenjat e para se veprimet dinjitoze e të serta të kryeministrit të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, kanë vetëdijësuar presidentin e Serbisë, dhe se të kota janë veprimet cënuese të tij ndaj Kosovës për pjesën veriore të banuar me serbë që ka nisur t'i ik Vuçiqit nga strofulla e shtetit të vetë dhe se është i detyruar të pajtohet me Kurtin për një marrëveshje përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Mehazi shton se, presidenti i Serbisë, Vuçiq në Bosnjë-Hercegovinë deklaroi se pas zgjedhjes së problemit të vogël të targave tani na vjen problemi i madh i njohjes së dhunshme të Kosovës nga projektuesit e BE-së, Francës dhe Gjermanisë.

“Plani politik e diplomatik franko-gjermane detyron Serbinë dhe Kosovën për njohje reciprole, vlen të thuhet se Serbia si aleate e Rusisë do kushtëzohet me dy opsione politike nga BE-ja, një, të njoh Kosovën, dy, të dinstancohet nga Rusia me sanksione. Prej këtyre dy opsioneve, presidenti i Serbisë do pranonte të parën, njohjen e Kosovës për t'u mos u larguar nga Rusia me anë të sanksioneve”, thotë ai.

Sipas tij, edhe pse Vuçiq deklaroi, se më mirë do të ishte të prishet me Rusinë sesa të pranonte Kosovën, “s'është e vërtetë, sepse Serbia e Vuçiqit që sa kohë jeton pa Kosovën, por nuk mund të ekzistojë pa Rusinë”, përfundon analisti dhe profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat