Lirimi i infermiereve/ Flet profesori nga Amerika – tregon se kush fshihet pas këtij vendimi!

Politika

Lirimi i infermiereve/ Flet profesori nga Amerika – tregon se kush fshihet pas këtij vendimi!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 26 nëntor 2022 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret u përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Tri infermieret e përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret, reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të të dyshuarave.

Meshari Selimaj deklaroi se lirimi nga paraburgimi, i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai për gazetën u shpreh se lirimi i tri infermiereve është i padrejtë dhe se ky vendim vjen nga drejtësia e kapur vite më parë nga PRONTO.

Dje gjyqësia në Kosovës bëri skandal të llojit sui generis kur Gjykata Supreme ka liruar nga paraburgimi tri infermierët: Aurona Pelaj, Atlina Rexhepi dhe Remzije-Kuqi Gashi, të cilave iu ishte caktuar paraburgimi prej një muaji, me 2 nëntor 2022 nga Gjykata e Pejës. Ato ishin të përfshiera në sulmin fizik ndaj të moshuarës, duke e rrahur me shuplaka e duke i rënë me gjunj në bark.

Rasti pati jehonë dhe revolata të shumta nga publiku në media dhe portale ku kërkohej gjykimi maksimal për këtë vepër të shëmtuar. Por kjo nuk ndodhi. Ndodhi ajo se çka edhe është prituar nga drejtësia jonë e kapur dhe e korruptuar nga klanet dhe Prono mafitë e ndryshme tani e më shumë se tri dekada. Lirimi i sotëm nga Gjykata Supreme është një skandal që qytetarët e pritën me mllef një gjykim të këtillë makabër”, u shpreh ai.

Më tej profesori shtron një tezë tjetër në lidhje me rastin, duke u shprehur se ndoshta është revoltë nga gjyqtarët për shkak të uljes së pagave.

“A mos kjo vepër e sotit, e Gjykatës Supreme ka të bëjë në shenjë revolte ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të vendosuar paligjshëm nga ish-kryeministri Harajdinaj, të prokurorëve dhe gjykatësve të cilët edhe këto ditë në shenjë revolte bojkotojnë, përveq rasteve urgjente, edhe punën e tyre”, thotë profesori.

Në fund, analisti thekson që e gjith kjo “luftë” po bëhet për shkak të Kurtit dhe Osmanit mirëpo që të njëjtit nuk do të lejojnë të dëmtohet vendi.

Sallamadi hesapi, protestojnë, bojkotojnë me muaj mësusit dhe arsimtarët për pagat, protestojnë e bojkotojnë atje në veri serbët të dirigjuar nga Beogradi, jo për shkak të targave po për diçka më shumë, kërkojnë bosnjëzimin e Kosovës. Por Kurti dhe Osmani nuk lejojnë me asnjë kusht kur është në pyetje sovraniteti i vendit. Kurse prokurorët dhe gjykatësit kanë hyrë në vallen e protestave duke e bojkotuar punën e tyre për shkak të pagave”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat