Planet e Vuçiqit duket se nuk kanë përfunduar! Prapaskenat pas marrëveshjes me Kosovën – ja çfarë po planifikon me Borellin

Politika

Planet e Vuçiqit duket se nuk kanë përfunduar! Prapaskenat pas marrëveshjes me Kosovën – ja çfarë po planifikon me Borellin

A.Morina Nga A.Morina Më 26 nëntor 2022 Në ora: 20:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Josep Borrell dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq

Situata në vendin tonë, javëve të fundit ka qenë kaotike, ku vendimi i qeverisë Kurti për targat ileagale shkaktoi pakënaqësi te serbët, të cilët më pas edhe morën vendim për tërheqje nga institucionet e vendit.

Mirëpo, pas aranzhimit të një takimi të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, nën trysninë ndërkombëtare, kryesisht amerikane, u arrit një marrëveshje.

Fatkeqësisht, këto bisedime vunë në pah përçarjen politike brenda partive shqiptare dhe moskoordinimin e tyre karshi Serbisë.

Partitë opozitare nuk zgjodhën rrugën për ta përkrahur kryeministrin e vendit në ‘betejën’ me Serbinë.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi gjuhën e ashpër të partive opozitare ndaj Kurtit dhe qasjes së tij në dialog.

Fillimisht, ai tha se retorika degraduese e kundërshtarëve të kryeministrit, ka për qëllim zbrazjen e mllefit dhe urrejtjes ndaj Kurtit.

Ai beson se kryeminstri Kurti po bën më të mirën e tij në bisedimet me Serbinë, kur dihet qasja e saj dinake në këto negociata.

“Retorikat politike të opozitës që po ndërtohen përmes akuzave ndaj qeverisë Kurti, shpesh herë po e eskalojnë fushën e saj përmes emocioneve dhe ëndjeve të tyre, që nuk e rrokin përmes duarve të veta dhe politikës reale, që shkon përpara vendi jonë me një ecuri zhvillimore e shtetndërtuese, por mbresa e saj që na lë, është më shumë retorika e protagonistëve dhe grupeve parazite, që kanë qëllime degraduese dhe zbrazjen e mllefit dhe urrejtjes së tyre ndaj kësaj qeverie dhe kryeministrit A. Kurti. Kosova dhe qeveria e saj në krye me Kurtin, edhe sikur ti kishte kapacitetet e një shteti të fuqishëm të botës, nuk do kishte mundësi të përballojë ndryshe situatat e tilla dhe agresivitetin e politikës së Serbisë, e cila jo vetëm problemet që po ia sjell Kosovës, por me politikën e saj dinake po luan edhe me imazhin e Evropës, kur kemi të bëjmë me sanksionet ndaj Rusisë, ajo nuk i bindet askujt por i shërben dhe ndërton marrëdhënie të përditshme me këtë vend”, deklaroi opinionisti.

Po ashtu, Preqi e vlerësoi lartë paraqitjene Kurtit në takimin e fundit me Vuçiqin, ku sipas tij ky takim nuk mund të quhet i dështuar.

Madje, tha se kryeministri Kurti, vetëm po i zbaton marrëveshjet e nënshkruara me palën serbe në Bruksel,

“Nga ana tjetër, duhet ta kuptojmë se këtu kemi të bëjmë me Serbinë dhe udhëheqësin e saj Vuçiq, i cili fare nuk e ka ndryshuar kursin politik të Millosheviqit, ndaj Kosovës, dhe i cili po investon me të madhe dhe po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet e mundshme, që të mos njihet ky vend si shtet i pavarur dhe në një mënyrë ta pengojë dhe neglizhojë rrugën e saj që të mos inkuadrohet me vendet dhe organizatat e rëndësishme ndërkombëtare. Kryeministri Kurti, në takimin e fundit me palën serbe në Bruksel, nuk mund ta quajmë si një dështim i këtij takimi, nëse nuk është pajtuar me palën kundërshtare, në këtë rast kjo nënkupton se Serbia, sikur edhe më herët nuk është pajtuar dhe as nuk e ka implementuar asnjë pikë të marrëveshjeve me palën kosovare, dhe e cila duhet të ndërprenë lëshimin e targave ilegale me shkurticat e qyteteve të Kosovës, dhe regjistrimin e tyre ta kthejnë në tagra legale RKS, dhe kurgjë më shumë, prandaj qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, vetëm po i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara me palën serbe në Bruksel”, theksoi ai.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Në vazhdim, opinionisti hodhi disa dyshime pas takimit Kurti-Vuçiq, kjo bazuar në deklaratat e anshme të Borellit.

Ai hamedëson se këtu mund të përfshihen plane më të thella të palës serbe, që nuk kanë të bëjnë vetëm me targat, por edhe me Asociacionin.

“Një i ashtuquajtur «refuzim» i kryeministrit Kurti, në këtë takim me Vuçiqin, në Bruksel, të cilën edhe shefi i Politikës së Jashtme, të BE-së, Josep Borrel, e thur dhe e ilustron në një mënyrë takimin, duke e lënë fajtor kryeministrin Kurti, ndërsa Vuçiqin e favorizon si një akordues konstruktiv të këtijtakimi, jep me kuptue se kjo formë e takimit, ka diçka edhe më shumë për të thënë, apo thelbi i saj mund të shprehet me një anim të hapur për Serbinë, nga vetë Borelli, i cili duket jo vetëm i pa përshtatshëm, por madje i gabuar, nëse flasim për një shef të BE-së, që duhet të jetë korrekt dhe i pa anshëm.Veprimet dhe roli i Vuçiqit karshi shtetit të Kosovës, tani më është i njohur, i cili për ta destabilizuar Kosovën, po i përdor serbët e veriut, dhe këtë herë ka zënë n’thue në targa si shkak për të ngritur në këmbë edhe opinionin ndërkombëtar, duke e bërë problem çështjen e targave të automjeteve të qytetarëve serbë, por planet e tij ndaj shtetit të Kosovës janë edhe më të thella, i cili po i hargjon të gjitha energjitë për ta formuar Asosacionin një etnik serb në Kosovë”, shpjegoi Preqi.

Më tej, ai si problematikë serioze të kësaj çështjeje e sheh politikën shqiptare dhe sulmet që po i bëhen Kurtit.

Në këtë rast, përmendi kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe afërsinë e tij me Vuçiqin.

“Sigurisht se qeveria Kurti, dhe Kosova, në këto rrethana po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme, deri në shantazhe dhe kërcënime të përditshme nga Serbia, por kryeministri në fjalë, me seriozitetin e tij dhe përkushtimin ndaj shtetit dhe institucioneve të vendit, me përgjegjësi është duke i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, në mes palëve, poashtu duke i zbatuar ligjet e Kushtetutës së vendit, që është garancia më e fuqishme, që i mbron interesat e qytetarëve, si edhe integritetin teritorial të vendit. Por, më e keqja e së keqës që po dominon sot në politikën shqiptare edhe andej kufirit, është se Serbia dhe Vuçiqi po fusin përçarje politike ndër shqiptarë. E kemi sot kryeministrin e Shqiprisë, Edi Rama, shembullin më konkret, i cili përmes një lloj lidhjeje të fshehtë që ka me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po krijon atë tiparin e tradhëtarit kombëtar, kur dihet se ky njeri ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit, i cili me ushtrinë dhe paramilitarët serbë bëri qindra masakra dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë”, shtoi opinionisti.

Krejt në fund, Preqi potencoi se presidenti serb po e shfrytëzon përçarjen politike në Kosovës.

Megjithatë, ai vlerëson se Kurti dhe qeveria e tij po e menaxhojnë mirë situatën, dhe përmes miqve ndërkombëtarë po e vendos në rrugë parimore Kosovën.

“Pastaj, kësaj te keqeje i shtohet edhe politika e urrejtjes dhe retorikat e opozitës së sotme të Kosovës, së cilës i prijnë PDK, LDK dhe AAK, të cilëve nuk u interesojnë aq shumë kauzat ndaj shtetit dhe popullit të këtij vendi, që gjindet ndoshta në një situatë kritike apo edhe kërcënuese nga shteti serb, por si një opozitë e ç’akorduar, po i shfrytëzojnë gabimet e qeverisë dhe kryeministrit Kurti, duke e shantazhuar dhe shpifur ndaj miqve tanë, në veçanti ndaj ShBA-së. Këtë retrospektivë të shqiptarëve po e shfrytëzon Vuçiqi dhe Serbia, me shumë kujdes, e cila do të ishte në avantazh, por për fat, kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës i ka hapur mirë sytë dhe ka hyrë në një rrafsh tjetër të ekzistencës së vet, dhe përmes miqve ndërkombëtarë, në krye me ShBA-në, nuk ka Vuçiq dhe as Daçiq që do ta ndalin Kosovën në rrugën e vet parimore”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat