“Serbia i iku marrëveshjes finale”/ Deputeti i VV-së tregon qëllimet e Vuçiqit për çështjen e targave!

Politika

“Serbia i iku marrëveshjes finale”/ Deputeti i VV-së tregon qëllimet e Vuçiqit për çështjen e targave!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 26 nëntor 2022 Në ora: 22:53
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova tashmë e një kohë po vazhdon të jetë temë aktuale edhe për ndërkombëtarët.

Mosarritja e një marrëveshjeje finale me Serbinë si dhe çështja e targave ka arritur të sjellë debate në opinonin publik.

Në lidhje me këto ngjarje për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Vendenis Lahu.

Image
Vendenis Lahu

Ai u shpreh se situata në vend vazhdon të jetë e qetë edhe pse Serbia po punon ta destabilizojë.

Çështja e targave u tentua të keqpërdoret nga Vuçiq por nuk mendoj se e ka arritur atë që ka synuar”, u shpreh ai.

Situata në vend mendoj se është e qetë dhe ashtu do të vazhdoje të jetë edhe pse ne e dime se kemi të bëjmë me një vend fqinj që është përgjegjëse për të gjitha trazirat në Ballkan për dekada me radhë dhe edhe kësaj radhe përmes inskenimeve të saj siç ishte edhe largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet por jo vetëm kjo, me qëllim të ushtrimit të trysnisë përmes rrezikut të destabilizimit të vendit të provojë të avansojë agjenden e saj në Kosovë e cila sigurisht se nuk është e mirë për vendin dhe nuk do të lejohet, pavarësisht presionit. Çështja e targave u tentua të keqpërdoret nga Vuçiq por nuk mendoj se e ka arritur atë që ka synuar”, u shpreh deputeti.

Lahu ndër të tjera tha se çështja e targave ka qenë një problem artificial i krijuar nga Vuçiqi për t'i ikur marrëveshjes finale.

Duhet ta kemi të qartë të gjithë se në situatën aktuale çështja e targave ka qenë një problem artificial i krijuar nga Vuçiq për t’i ikur diskutimit për t'i ikur marrëveshjes finale. Sigurisht për ne nuk është e pranueshme asgjë që minon shtetësinë tonë, funksionalitetin dhe integritetin territorial. Ky është qëndrim i qartë yni, i përsëritur shumë herë nga kryeminsitri Kurti dhe ashtu do të mbetet”, përfundoi deputeti Lahu për “Bota sot”

Intervistën e plotë me deputetin Vendenis Lahu, mund ta lexoni gjatë ditës së nesërme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat