Flet Tomë Gashi për rastin e lirimit të tri infermiereve/ Ky do të jetë hapi i radhës për këtë çështje!

Politika

Flet Tomë Gashi për rastin e lirimit të tri infermiereve/ Ky do të jetë hapi i radhës për këtë çështje!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 27 nëntor 2022 Në ora: 08:04
Avokati Tomë Gashi.

Tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë janë liruar nga paraburgimi ditë më parë.

Ato do të mbrohen në liri tashmë.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Të kundërligjshëm këtë vendim e ka parë avokati i familjes së të moshuarës.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se ky vendim është marrë nga instance më e lartë dhe se duhet të mbetët ashtu, e në këtë rast të lirohen tri infermieret.

“Në këtë rast ka vendosur instanca më e lartë e drejtësisë në Kosovë e që është Gjykata Supreme. Nuk ka instancë më të lartë se kjo që e vendosë se masa e paraburgimit a duhet të mbetët apo jo. Dhe në këtë rast ka vendosë që tri infermieret t’i liroj nga paraburgimi”, u shpreh ai.

Avokati më tej thotë që ky vendim nuk mund të apelohet dhe kështu mbetët sepse është i ligjshëm dhe në përputhje me kodin e procedurës penale.

“Avokati i familjës së dëmtuar mund të jetë i pakënaqur me vendim por ky vendim nuk mund të ndryshohet sepse është përfundimtare sa i përket çështjes së paraburgimit. Dhe ne që jemi në këtë zanat juridik e dim se ky vendim nuk mund të apelohet dhe kështu mbetët sepse është i ligjshëm dhe në përputhje me kodin e procedurës penale. Dhe të gjith duhet ta dinë se paraburogimi është vetëm masë procedurale, por nuk është vendim gjyqësor që vendos për fajësinë apo pafajësinë e infermierëve”, thekson ndër të tjera avokati.

Në fund, avokati shton që procesi do të kalojë në një fazë tjetër ligjore dhe pastaj janë instancat tjera gjyqësore që do të vendosin për këtë çështje.

“Kjo do të vendoset në një fazë tjetër ligjore. Atëherë kur do të mbahet gjykim në Gjykatën në Pejë, dhe edhe pas kësaj janë instancat tjera gjyqësore që do të vendosin për këtë çështje”, përfundoi avokati Gashi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat