Ulja e pagave në sistemin e drejtësisë - Flet juristi, thotë se pagat janë më të lartat në rajon

Politika

Ulja e pagave në sistemin e drejtësisë - Flet juristi, thotë se pagat janë më të lartat në rajon

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Juristi Muhamet Kelmendi për “Bota sot” ka komentuar vendimin e qeverisë për uljen e pagave në sistemi e gjyqësorit, derisa paga e tyre arrin në 3 mijë euro.

Ai thotë se ulja e pagave është në kundërshtim me gjendjen ekonomike dhe sociale.

Sipas tij, pagat e larta nuk kanë bazë ekonomie e sociale.

“Shumë rrallë ose fare ka raste që gjyqtarët protestojnë. Kjo është diçka e re. Natyrisht se forma e tillë ultimatumit nuk i shërben gjendjes në vend, sidomos sistemit të drejtësisë, i cili edhe ashtu nuk gjindet mirë.

A është e drejtë zbritja e të ardhurave?

Shikuar gjendjen ekonomike e sociale që e ka vendi, Republika e Kosovës, të ardhurat në sistemin e drejtësisë dhe në atë prokurorial janë në kundërshtim me gjendjen ekonomike dhe sociale. Ata dalin me të ardhura në nivel të veçantë, që askund në rajon nuk ka. Shkojnë deri në 3 mijë euro në muaj. Thjeshtë janë të ardhurat tepër të larta dhe ato nuk kanë bazë të qëndrueshme ekonomike e sociale në vend, shikuar sidomos me të ardhurat bazë në vend, që janë 250 euro. Këso të ardhura nuk kanë as deputetët. Nuk gjinden askund”, thotë juristi.

Juristi thotë se të ardhurat në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon, duke shtuar se në asnjë shtet nuk ka të ardhura të tilla personale.

“Të ardhurat janë shume të larta. Të punësuarit në sistem janë më të ardhura, në krahasim me gjyqësorët dhe prokurorët, shume ultë. Të ardhurat e kryetarit të Gjykatës së Apelit, të Gykatës Supreme dhe të Gjykatës Kushtetuese krahasohen me të ardhurat e presidentit/es.

A është e drejtë kjo! Nuk e di. Megjithatë, duhet thënë se këtë e di Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Ai e di nivelin e të ardhurave.

Të ardhurat në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon. Në asnjë shtet nuk ka të ardhura të tilla personale. Ata vetë kërkohet të heqin dorë nga niveli i tyre i të ardhurave dhe të barazohen me të tjerët në sistem tonë shtetëror. Kjo nuk u bë. Intervenoj shteti me projektligj. Formë tjetër nuk u gjet”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat