Nuk janë vetëm pagat, Rrahmani: Këto janë arsyet pse mjekët po e braktisin Kosovën!

Politika

Nuk janë vetëm pagat, Rrahmani: Këto janë arsyet pse mjekët po e braktisin Kosovën!

Nga: A.Morina Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:04
Imet Rrahmani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani për “Bota sot” komentoi ikjen e mjekëve nga Kosova.

Fatkeqësisht, ai beson se është shumë e vështirë të ndalen ikjet në këto rrethana, pasi duhet vite punë, për ta ndalur trendin e shkuarjes së mjekëve.

E vështirë të mendohet se Kosova mund ta ndalojë shkuarjen e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor në vendet evropiane edhe në rrethana shumë më normale, e lëre më kur kemi një sistem të lënë komplet jashtë fokusit të qeverisë. Duhen disa vite punë, përkushtim dhe sakrificë për ta ndalur trendin e shkuarjes së mjekëve, kjo punë ka marr hov dëshpërues tashmë”, deklaroi ish-ministri.

Krahas kësaj, Rrahmani përmendi disa arsyje që po i shtynë mjekët të largohen nga vendi.

Përveç pagës, ai beson se janë edhe disa çështje të tjera që i brengosin matelbardhët.

Paga është e para dhe më e rëndësishmja, por ka edhe shumë arsye tjera që e shtyjnë mjekun të largohet nga vendi i tij, p.sh. edukimi profesional cilësor dhe i garantuar, punësimi i menjëhershëm bashkë me sigurinë profesionale e fizike. Ne ende mjekët tonë i përcjellim në pension me pensionin e barabartë me ata që asnjë ditë nuk e kanë punuar në institucione publike e as ato private, për shembull!”, u shpreh Imet Rrahmani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat