Vrasjet që tronditën vendin, flet Tomë Gashi kjo është zgjidhja: Duhet paraparë dënimi me vdekje

Politika

Vrasjet që tronditën vendin, flet Tomë Gashi kjo është zgjidhja: Duhet paraparë dënimi me vdekje

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:10
Sokol Haliti dhe Hamide Magashi

Kosova brenda 5 ditësh është tronditur me lajme të rënda. Bëhet fjalë për vrasjen e një gruaje 63-vjeçare të shtunën që kaloi, vrasja e saj është bërë në gjumë nga burri i saj me mjet të rëndë (sëpatë).

Nuk kanë kaluar as një javë, vendi u trondit nga vrasja tjetër po ashtu e një gruaje dhe po ashtu nga burri i saj.

35 vjeçarja (H.M) e cila ishte shtatzënë dhe po përgatitej për të lindur, është vrarë nga burri i saj në oborrin e QKUK-së.

I dyshuari Sokol Halili, gjendet ende në arrati dhe policia vazhdon kërkimin e tij.

Rreth këtij rasti ka folur për “Bota sot”, avokati Tomë Gashi, i cili ka thënë se duhet paraparë dënimi me vdekje.

Sipas Gashit, pasi vendi është pro- amerikan edhe ligjet duhet të bëhen si në Amerikë.

“Kultura e prapambetur e mbizotërimit të burrave karshi grave po sjellë tragjedi. Është tragjike që ende jeta e një individi në këtë rast jetët e grave nuk kanë vlerë në Kosovë. Për rastet e rënda të veprave penale duhet të ndryshohet ligji penal dhe të parashihet dënimi me vdekje. Në qoftë se jemi pro- amerikanë, edhe ligjet duhet të i bëjmë si në Amerikë”, ka thënë Gashi.

Image
Avokati, Tomë Gashi

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima.

Në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima. Ndërsa, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima të dhunës. Por këto nuk janë rastet e para, e as të vetme të vrasjes së grave në Kosovë. Sipas organizatës Kosova Woman's Netëork, në Kosovë, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat. Vrasja e grave nga burrat është shqetësuese për Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas UN Woman, rreth 45.000 gra dhe vajza u vranë nga partnerët e tyre në mbarë botën në 2021. Këto shifra sipas UN Ëoman, "tregojnë se bota po dështon të ndalë vrasjet që do të mund të shmangeshin përmes intervenimit të hershëm”.

Vrasjet e lidhura me gjininë, FEMICID përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

I pyetur se çfarë` duhet të bëjnë institucionet që të mos ketë rritje të vrasjeve së grave në Kosovë, avokati Gashi zgjidhje sheh vettingun.

“Vettingu është zgjidhja, do të ishte edhe ilaqi edhe shërimi i të gjithëve. Format tjera janë llafe koti. Ndërsa, bojkoti nuk është zgjidhje, nuk është zgjidhje të shkohet në punë dhe të mos punohet”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat