Eksperti paralajmëron një sfidë të re për Kosovën, tregon si u fuqizuan strukturat paralele në Veri

Politika

Eksperti paralajmëron një sfidë të re për Kosovën, tregon si u fuqizuan strukturat paralele në Veri

P. Rudi Nga P. Rudi Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Policia

Vendimi i qeverisë Kurti për targat, krijoi tensione në pjesën veriore të Kosovës, ku pothuajse mbi 400 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, dhanë dorëheqje.

E pas arritjes së marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse situata tani është drejt stabilizimit, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se pavarësisht marrëveshjes, nga pala serbe ajo nuk është duke u zbatuar.

“Siguria në veri të vendit është ende me potencial ndezjeje për arsye që janë krijuar rrethanat e status quo-së në veri, pasi qeveria "arriti" një marrëveshje në Bruksel e cila nuk është duke u zbatuar në asnjë forme nga pala serbe, por që me këtë pjese nuk po merret më Kosova (sepse ende janë duke prodhuar targa me akronime të qyteteve të Kosovës në Rashkë)”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Më tej, ai thotë se Kosova gjendet përballë një sfide të re.

“Institucionet e kaluan një sfidë të targave, por tani Kosova do të jetë para një sfide të re që është e mbetet 18 dhjetori, ku pritet të kemi zgjedhje, por që nga prognoza do të jetë e vështirë të mbahen, për arsye që lista serbe do të pengojë këtë element duke tentuar që të dështojnë këto zgjedhje dhe që pastaj të behet presion që zgjedhjet mund të mbahen pas formimit të asociacionit të komunave serbe”, thekson Shala.

Por a duhet të kthehen në punë pjesëtarët e Policisë nga komuniteti serb, të cilët dhanë dorëheqje?

“Policët e Kosovës të ardhur nga strukturat paralele, kryeministri ka thënë që nuk do kthehen në mënyrën se si kanë shkuar në formën politike, por do të përdoren procedurat ligjore. Por është duke harru kryeministri që këto struktura janë shuar me marrëveshje politike ne Bruksel dhe do të kthehen prape më të njëjtën procedurë”, deklaron Shala.

“Strukturat paralele që nga 2021, ku filloi aventura e targave vetëm janë forcuar, sepse qeveria s’ka pasur strategji se si të nisë dhe përmbyll këtë pjesë, duke shkaktuar tensione dhe ofruar territor me të mirë këtyre strukturave paralele përmes bojkotimit dhe sabotimit institucional që këto struktura kanë bërë me paditurinë e aktorit të hollwoodit të VV-së, ministrin Sveçla”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat