“Veriu afër shpërthimit”/ Kelmendi alarmon pas deklaratës skandaloze të Vuçiqit – zbulon skenarin serb!

Politika

“Veriu afër shpërthimit”/ Kelmendi alarmon pas deklaratës skandaloze të Vuçiqit – zbulon skenarin serb!

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 10:35
Policët në veri

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët me Komisionarin e Bashkimit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se serbët në veri të Kosovës janë në prag të vendimit që të mos e lejojnë askënd të hyjë në atë pjesë të vendit.

Ai tha se “situata është e nxehtë”.

“Serbët në jug të Ibrit janë afër vendimit që të largohen nga të gjitha institucionet dhe serbët e veriut të Kosovës të mos lejojnë askënd të shkojë në veri. Situata është nxehur dhe njerëzit nuk do ta vuajnë më terrorin e Kurtit”, tha Vuçiq.

Këtë deklaratë skandaloze të Vuçiqit e komentoi profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”.

Fillimisht, ai e cilësoi këtë si një kërcënim shumë serioz nga presidenti serb, derisa përmendi dhunënë e ushtruar ndër vite ndaj shqiptarëve.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Serbia, që nga koha e arritjes së sllavëve serbë në Ballkan, në mënyrë të vazhdueshme jane zgjeruar me dhunë gjenocidiale mbi tokat shqiptare.

Vetëm në 100 vitet e fundit, me dhunë dhe me terror, me masa vrastare masovike, pushtoi mbi gjysmën e Shqipërisë.

Mbi këtë, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, si dhe në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913, ia aneksuan mbi gjysmën e territorit shqiptar shtetit serb. Edhe tash është e njëjta gjendje”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Kelmendi potencoi se kjo është një thirrje e hapur e Vuçiqit për luftë.

Ai edhe hodhi dyshime për një armatosje të mundshme të bandave serbe në veri.

“Deklarata e kriminelit të luftës, Vuçiq, se "askëndë të mos e lejojnë serbët e Kosovës të shkojnë në veri", është një deklaratë që tregon se Serbia është e përgatitur për luftë në veri, taman si rusët në Ukrainë.

Me këtë de-fakto u bëri thirrje krimineli i luftës Vuçiq serbëve në Kosovë të largohen nga të gjitha institucionet, ndërsa serbëve në veri, u kërkoi të ngriten në luftë të armatosur.

Lidhur me këtë, duket se Serbia i ka armatosur serbët e veriut. Jo vetëm kaq, por edhe ka dërguar kriminelë në veri, sikundër edhe disa banda të Vagnerit nga Rusia. Thirrja e bërë nga krimineli Vuçiq, pa këtë përgatitje, nuk ka kuptim, nëse nuk ka armatosur bandat në veri”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori tha se situatën e bëjnë edhe më të rrezikshme, organizimi luftarak serb në veri.

Ai tha se në rast se shpërthen një luftë në veri, përgjegjës kryesor do jetë Bashkimi Evropian.

“Pikërisht kjo, përkatësisht organizimi luftarak, armatosja dhe dërgimi i forcave kriminale në veri, e bëjnë të rrezikshme gjendjen.

Nuk ka pas kësaj asnjë veprim tjetër, përveç ai luftarak, kjo pritet të ndodhë në veri.

Tërë këtë gjendje e dijnë në Bruksel, në Paris, në Berlin, në Londër dhe në Uashington, e megjithatë përkëdhelet Serbia.

Rreziku për luftë është evident. Dhe, nëse shpërthen kjo luftë, përgjegjës është edhe UE me politikën e vetëpërkëdhelëse ndaj shtetit kriminal serb.

Ndërsa, shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, përveç të jenë unik dhe të përgatitur për çdo gjendje, deri te ajo e luftës”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat