“Pinjolli i Millosheviqit dhe Sheshelit” - Analisti me reagim të ashpër për Vuçiqin që e fyu Kurtin

Politika

“Pinjolli i Millosheviqit dhe Sheshelit” - Analisti me reagim të ashpër për Vuçiqin që e fyu Kurtin

Nga: A.SH Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:36
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka emrëruar Nenad Rashiq si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Reagimi i Vuçiqit ishte i menjëhershëm, i cili e quajti Kurtin “llum dhe terroritst”.

Analisti Skënder Mulliqi ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë.

Ai ka thënë se gjuha e presindeti serb ishte vulagre dhe kërcënuese.

Madje, tutje thotë se Serbia është ajo e cila nuk po i zbaton marrëveshjet, dhe duke shtuar vazhdimisht tensionet në Ballkan.

“Paralelisht më luftën në Ukrainë nga Putin, Serbia përmes Vuqiqit, po luan me zjarr në veri të Kosovës dhe në rajon. Kosova gjithmonë është për dialog. Serbia po luan lojën e dyfishtë, të kërcënimit me ushtri në kufij më Kosovën, dhe këtë kërcënim nga terreni po e bartë në diplomaci. Kosova nuk po kërcënon me armë, por natyrisht se është e vendosur të mbrohet në rast të çdo agresionit serb. Ajo e cila po i shton tensionet në rajon është Serbia e shovinitetit serb, Aleksandar Vuqiq. Serbia rregulllisht nuk i respektoj marrëveshjet e firmosura gjatë zhvillimit të bisedimeve. Madje, ky eksponent i Millosheviqit, përdori gjuhën më vulgare dhe shumë kërcënuese ndaj, Kurtit pas emërimit për ministër të Nenad Rashiqit, duke e quajtur kryministrin e Kosovës terrorist etj”, thotë ai.

Ai pyet, pse ndërkombëtarët nuk reaguan në lidhje me këtë deklaratë të presidentit serb, e që sipas tij, BE në këtë rast duhej të reagonte dhe mos ta lejonte Serbinë të luante të dyfishtë.

"Dhe, unë vete nuk ndëgjova ndonjë reagim të ndërmjetësve ndërkombetar në bisedime, të kenë për reaguar. Po të ishte Kurti ai që do të kishte përdorur një gjuhë të tillë, sigurisht do të kishim reagime nga BE-ja. Kjo lojë e dyfishtë e Serbisë e cila po ulët në dy karrige, në atë ruse dhe në atë të BE-së, nuk ishte dashur të tolerohet më. Është koha e fundit që këtij shteti ende më logjikë pushtuese ti bëhet presion për vazhdim të procesve , nese vertete deshirohet normalizim i marrdhenjëve në mes dy shteteve fqinje.

Çdo solucion tjetër nuk i shërbën paqes dhe sigurisë në rajon. Si nuk e siguron paqen as implementimi i Asociacionit më komptenca ekzekutive siq po e kërkon Serbia.Shqiptarët nuk do të lejojnë një “Republika Srpska” tjetër në Kosovë. Serbia duhet të pranon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, e që këtë parim nuk po e respekton, Vuqiq, edhe me deklarimin e fundit se Kosova duhet të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë. Më këtë logjikë serbomadhe të Vuqiqit, pinjollit të Millosheviqit dhe Sheshelit, sigurisht se edhe për një kohë të gjatë nuk do të ketë qetësi në Ballkan”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat