Halil Geci i kundërpërgjigjet Xhevahir Gecit për Adem Jasharin! Tregon kush e bëri gjeneral dhe pse Jasharajt mbetën pa armatim!

Politika

Halil Geci i kundërpërgjigjet Xhevahir Gecit për Adem Jasharin! Tregon kush e bëri gjeneral dhe pse Jasharajt mbetën pa armatim!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:10
Halil Geci dhe Xhevahir Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar ndaj deklaratës së Xhevdahir Gecit, të bërë ditë më parë në një televizion në Kosovë.

Geci për gazetën “Bota sot”, thotë se, në këtë reagim po e kursen pak Xhevahirin, ndërsa nëse edhe njëherë i shtrembëron faktet nuk do ta kursen, por do ia përplas të ligat e tij.

Geci flet për thyerjen që kishin me Xhevahirin, por nuk ka dhënë shumë detaje, megjithatë shton se ai e di pse ka ndodhur kjo.

“Xhevahiri si një djal hastreti, gjatë luftës e kemi kursyar duke mundua ta mbrojmë e ta ruajmë që t’mos futet në vendet e rrezikshme, dëshira e ti ishte që t’i thurë lëvdata veti, por si t’i thurë ai lëvdata veti kur ……! Shokët që i kishte për rrethë ishin ….. të paformuar, edhe sot dyshoj se ka me ua pa sherrin….! Unë me vëllain tim Ganiun kam pasur disa herë kundërshtime pse po i beson këtij…! Dhe kur nuk më ka dëgjua i ka dalur ajo çfarë i kam thënë..! Xhevahirit i duhet ta trus kepen dhe të mos jep deklarata të rrejshme se….!”, shprehet në fillim Geci.

Ai pastaj na tregon rrëfimin e datës 5, 6 dhe 7 marsit për të cilën ka folur Xhevahiri, që sipas tij i ka shtrëmbuar fund dhe krye ngjarjet e atyre ditëve.

“Ngjarja është kjo: në atë kohë ishim të kujdesshëm dhe në fshatin tonë Llaushë bëheshin rojet natën, nga frika se po na zinin në befasi policia serbe ngase neve si vëllezër e kishim mizën pas veshi…! Në atë kohë nuk kishte hierarki ushtarake ashtu siç nuk ka pasur kurrë, por në atë kohë hiç se hiç. E them këte për t’ja demantuar “shakat” e Xhevahirit se kinse në atë kohë Jetullahu e ka marrë kalin me qerre dhe ka gjuajtur policinë dhe ushtrinë, me gjithë respektin për Jetullahun i cili ka qenë tanë kohën me neve, por nuk e ka shkrepur as edhe një plumbë, Jetullahut si daj i Ademit i kishte ardhur një mitrolez 12.7 nga ata që e anashkalonin Ademin gjithmonë duke mos i dërguar armatim pavarësisht kërkeses së tij të vazhdushme. Prandaj edhe them me bindje se mitrolezi 12.7 i Llaushës duhet të ishte në dorën e Ademit, aty ku pritej dita ditës të ndodhë zjarri, por ja se këto tradhti nuk i ka kuptuar Jetullahi kurse Xhevahiri  i ka ditur të gjitha, e që nga fillimi ishte dalë në përkrahje të Aqarevës, ku së fundi ua ka parë hajrin se u bë Gjeneral, po të ishte në krahun e Ademit dhe tonin nuk do ishte as portjer spitali…!”, thotë Geci.

Ai tutje pyet se, pse nuk i ka shkuar armatimi Ademit, por  atyre që nuk ishin aspak në rrezik, duek shtuar kjo është temë tjeter për të cilën e dinë Jasharajt, por edhe e gjithë Kosova e di!

“Ngase grupet Marksiste - Leniniste të udhëhequra nga Hashim Thaçi e donin Ademin Shabanin dhe Hamezën të vdekur, grupeve marksiste i pengonte tej mase autoriteti dhe ngritja e Shaban Jasharit dhe djemve të tij Ademit dhe Hamzës! Në atë kohë kur sot po flet Xhevahiri, Ademi ishte gjallë s’ka pasur komandantë as patriot tjerë ngase ishte fillimi dhe pos figurës të Ademit, Hamzës dhe Shabanit nuk njihej njeri mbi këte tokë. Rojet që i bënim në atë kohë ishin nga vullneti dhe jo hirearkija ushtarake ashtu siç e paraqet Xhevahiri, Jetullahun, me gjithë respektin për Jetullahun i cili më vonë u treguar si një bashkuas  i pushkve dhe besës, në atë kohë s’kanë pasur emërime dhe grada sa me dhënë urdhër ose me organizuar për ndonjë aksion, por mbështetjen e kishum vëllazërore duke i ndihmuar njëri tjetrit ta mbrojmë fshatin me atë potencial që kishum”, rrëfehet Geci.

Ai tregon se, në krejt Llaushën në atë kohë kanë qenë të armatosur krejt 10-15 veta.

“Nëntë armë të forta këmbësorie me 9 mashkuj ishin të miat dhe të mashkujve të mi, të neve shtatë vëllezërve dhe dy djemtë e mi, tjerat armë kanë qenë pushkë të vjetra M 48, pushkë gjuetije dhe aty këtu ndonjë kallashë. Në mëngjesin e 5 marsit rojeve të fshatit tonë ju vjen lajmi se Policia serbe ia ka mësyer Llaushës, si alarm e kishum lënë që kur t’i dëgjohen tri të shtëna në ajr duhet të dalum në vendet që kishum caktuar pusitë për mbrojtje të fshatit, ashtu bashkim-buzukqe ngase ishte fillimi dhe nuk kishte hierarki ushtarake. Baca Shani Geci me të marrë lajmin se po rrethohet Llausha i zbrazë tri pushkë në ajr dhe neve dolëm nga shtëpitë për t’i zanë pozicionet. Unë me vëllezër të mij, ishim në një shtëpi te pabanushme në hyrje të fshatit, dhe buzë asfaltit te Xhamia e Llaushës dhe pritnim kur serbët po hynë në Llaushë, ngase ashtu ishim informua”, tregon Geci.

Geci vazhdon rrëfimin e tij se çfarë ndodhi më vonë.

“Pak më vonë u dëgjuan granatimet mëngjesi veç ish zbardhur, detonime të fuqishme të altilerisë serbe e dridhnin Skenderajn dhe fshatrat për rreth, nga vendi ku ne ishim nuk shihej asgjë, unë vendosa me lëvizë nga ai pozicion ku isha, dhe rashë në vijen e lumit të Hanit, ashtu siç e quajmë ne dhe vendosa të dal në krahun ku shihej Prekazi për të parë se çfarë po ndodhë, te shkolla e fshatit na u bashkangjit edhe kuriri i shkollës Smajl Vojvoda dhe dolem në malin e Deviçit mbi përronin e Brahimit aty e gjetum Jetullah Gecin dhe Rrahim Hoxhën si dhe mitrolezin 12.7 i kurdisur në një pusi në drejtim të hyrjes të Llaushes, unë isha i pajisur me snajperin tim dhe 300 predha në gjyksore, përballë neve ishin pusitë e policisë serbe që ishin barikaduar në kodër, mbi shtëpinë e Muhamet Ages në Gllavicë, që Llausha të mos mundet t’i shkoj në ndihmë Jasharajve, unë rashë në roven e mitrolezit, dhe po i them Jetullahit se neve duhet të fillojmë rezistencen me këtë armë që i kemi dhe nëse nuk luftojmë sot për këtë nip nesër nuk dal me më pa kush, Jetullahu nuk kundërshtoj, por tha se keni pak fishek dhe me ba me ardhur forcat serbe ne Llaushë nuk kemi me çka t’i ndalum, kujdes mos naj hargjo fishekët, unë e mata distancen me dylbin e snajperkes 10-tshe timen dhe e kurdisa nishanin e gulinovit, largësia ishte me vi ajrore një mijë metra gulinovi e kishte njishanin nga 1 km deri 6 km dhe neve filluam goditjet unë me 12.7 dhe Gania me Snajperken time, ngase tjera armë nuk kishum që mundemi ta goditnim policinë nga ajo largësi aty ku policia serbe ishin pozicionuar”, tregon ai.

Ai shton se, pas tri orë shkëmbimesh zjarri u detyruan ta tërheqin mitrolezin që të ndërrojnë vend.

“Mitrolezi ishte shumë i rëndë dhe nuk mundemi ta bartnim me krahë, u detyruam të zbresum në laxhen Vojvoda për ta marrë një kali me një qerre për bartjen e 12.7, me mua ishte Smajl Vojvoda kalin na e dha pa hezitim një grua e fortë e një kusheririt, e vetmja gjë që me pyti a je Halili i Shtat vëllezërve, po i thashë merrne kalin dhe ruani ju Zoti ju ndihmoft, pos që na e dha kalin ajo na dha bukë, speca dhe një kese me molla, u nisëm me qerre e vendosum mitrolezin dhe dolëm përballë vendit ku e mbulonim pikat dhe ku mundemi t’i godasum forcat serbe që vinin me kamiona dhe armatime nga Drenasi. Nga vendi ku vija e asfaltit te lisat e Xanit, te qymyri, dhe te servisi i Lah Tushiles ishin pozicionuar dhe maskuar në pozicione forcat të shumta serbe, dhe dukeshin sikur shkurre të gjelberta, dalloheshin vetëm kur lëviznin, neve ishim pesë veta, unë, kuriri i shkollës Smajl Vojvoda i cili nuk na u nda kurrë por e terhiqte kalin andej kah i thonim neve, Besim Dajaku, vëllau Gania, Jetullahu dhe Rrahimi. Unë u përqendrova mbi podin e kerrit me 12.7, Gania me snajperk ishte pozicionua mbi rrotën e qerrit, me gjithë insistimin tim që të largohet ai nuk u larguar, por gjuante mirë e rrjedhshëm”, tregon Geci.

Ai shton se, armët që këta i kishin, i përgjigjeshin largësisë dhe goditnin cakun pa problem.

“Neve na u dashke me i ndërrua pozicionet sa me kujtua forcat serbe se jemi një brigadë, ajo ditë ishte t’merrë për neve që nuk kishim mundësi t’i ndihmojmë Jasharajt që digjeshin në flakë, ngase mundesia për t'iu ndihmuar ishte e vogël, dhe nuk kishim me çka të bëjmë më shumë, tri ditë e netë nuk i ndalum aksionet…! Vlenë të theksohet se Sejdi Geciishte me mua disa herë gjatë tri ditëve, ai me një pushkë M 48 unë me snajperken time, e këndonim lahuten e Malesisë dhe gjunim mbi forcat serbe me aq sa ishte mundësia, gjithashtu me mua ishte edhe Smajl Vojvoda herë me duar në xhepa, herë me një qifte gjutije, kjo ishte realiteti i tri ditëve të zeza për neve të datës 5, 6 e 7 Marsit” përfundon Halil Geci.

Kurse në videon e më poshtme, ndiqeni rrëfimin e Smajl Vojvodës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat