“Naimin e vranë me stupc bejsbolli dhe shufra metalike”/ Ish-agjenti alarmon: Miku i Thaçit mori dhuratë një banesë...

Politika

“Naimin e vranë me stupc bejsbolli dhe shufra metalike”/ Ish-agjenti alarmon: Miku i Thaçit mori dhuratë një banesë...

Nga: N. Sh. Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 23:30
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka treguar një ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur në Kosovë.

Ai e quan mjekësinë ligjore në Kosovë, mjekësi e krimit.

“E kam cekë publikisht edhe para shumë viteve disa herë, se nga pas lufta 1999-2022 mjekësia Ligjore e Kosovës ka qenë në dorën e krimt të organizuar dhe pronto Mafias”, thotë Miftari.

Ai tregon për një vrasje që ndodhi në Prishtinë, që sipas tij, një person me emrin Naim ishte rrahur me stupca bejsbolli e shufra metalike derisa ishte vdekur.

Sipas tij, këtë vrasje pastaj e bën se personi në fjalë kishte vdekur nga sulmi në zemër.

E gjithë kjo, Miftari thotë se u bë pasi një mik i Hashim Thaçit, që ishte kryesor në mjekësinë ligjore i është dhënë një banesë dhuratë.

“Një shembull ishte vrarë, mbytur nga dajaku me stupca, shufra metalike, stupc bejsbolli një qytetar i Hajvalisë me emrin Naim.... vrasje e bër për prona, vrasjen e kishte bë një familje problematike që mirren me ndërtimin dhe shitjen e banesave, punojnë me klanin e Behgjet Pacollit dhe të Isa Mustafës, dhe miku i Hashim Thaçit që ishte kryesori në mjekësinë ligjore, pasi merr një banesë si dhuratë nga të akuzuarit, jep analizë se qytetari fatkeq nuk kishte vdekur nga dajaku, por nga sulmi në zemër!”, potencon Miftari.

Ish-agjenti tregon se, eksperti i njëjtë kishte falsifikuar edhe rastin e Dino Hasanajt.

“I njëjti ekspert kishte falsifikuar edhe rastin e masakrimit të Dino Hasanajt, i njëjti ekspert kishte heshtur edhe faktet bashkë me njē Spanjoll të Unmik-ut ku mijëra kufomave civile shqiptare (sipas krye patalogut Amerikan) të vrarë gjatë lufës ju kishin hjek organet e brendshme nga serbët para se te përfundonin në varre masive....!”, thotë Miftari.

Ai tutje shprehet se, mjekësia ligjore në Kosovë kanë qenë aleatë të ngushtë në fshehjen e fakteve të vrasjeve që janë bë pasluftës.

“Mjekësia ligjore KGJK, KPK.. kanë qenë aleatë dhe bashkëpunëtorë të ngusht në fshehjen të fakteve të mijëra vrasjeve që Serbia i bëri kundër civilëve shqiptar, M.L ..ishte direkt edhe bashkëpunëtorë edhe në vrasjet që i bënte mafia politike e Prontos dhe aleatëve të saj dhe krimit të organizuar pas luftës në Kosovë!”, përfundon Naim Miftari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat