“Heshtje ogurzezë”- Kritikohet mos-reagimi për heqjen e barrikadave: A nënkupton kjo që Serbia edhe ushtarakisht ta pushtojë Kosovën?

Politika

“Heshtje ogurzezë”- Kritikohet mos-reagimi për heqjen e barrikadave: A nënkupton kjo që Serbia edhe ushtarakisht ta pushtojë Kosovën?

M.Lakna Nga M.Lakna Më 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:12
Ilustrim

Sot, mbushen plot 13 ditë nga vendosja e barrikadave në veriun e Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.  

Rrugët u bllokuan më 10 dhjetor 2022, pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet për kryerje të veprave penale terroriste dhe kundër rendit kushtetues. 

Pantiq u arrestua nën dyshimin se organizoi sulmet e 6 dhjetorit që ndodhën ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të Mitrovicës. 

Image
Binak Maxharraj

Ndaj tij, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë është caktuar masa e paraburgimit prej 30-ditësh. 

Por, ndonëse ditët po kalojnë, autoritetet vendore e ndërkombëtare nuk kanë ndërmarr ende ndonjë hap për largimin e këtyre barrikadave.  

Kjo gjë për publicistin Binak Maxharraj është e tmerrshme.  

Sipas tij, të gjithë po i frikësohen Serbisë.  

“Kjo është tërësisht e tmerrshme se çfarë po ndodhë në veriun e Kosovës. Bandat çetniko-fashiste,  kriminelët e dirigjuar nga kryekrimineli Vuçiq që 12 ditë po e mbajnë veriun të bllokuar me barrikada. Aq më keq atje bile ka mbetur e bllokuar edhe një njësi e Policisë së Kosovës. Tmerr. 

Dhe askush nuk lëvizë për të ndërmarr diçka. Kjo do të thotë sikur Serbia ua ka “hënger orën” të gjithëve dhe askush nuk guxon të ndërmerr asgjë. Të gjithë i ka kapë frika nga kriminelet e Vuçiqit. Evropa po bënë naze sikur po pajtohet më këtë gjendje e cila po shkon ne favor te Serbisë. Amerika asgjë më shumë se veç duhet të hiqen barrikadat. E, barrikadat s’po hiqen?!”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”. 

Maxharraj komentoi edhe heshtjen nga BE-ja dhe organet e tjera, duke thënë se e njëjta mund të nënkuptojë që Serbia edhe ushtarakisht ta pushtojë Kosovës. 

“Po kush duhet ti heq barrikadat, siç po dukët askush. KFORI dhe EULEX-i i kanë shti veshët në lesh, siç thotë populli. Bira e minit për ta qenka më shumë se 300 grosh siç thotë populli kur bëhet fjalë për, frikacakët. KFOR-in dhe EULEX-in e ka kapë frika nga bandat, kriminelët e Vuçiqit, e pakuptueshme sepse sigurinë dhe lëvizjen e lire në terë Kosovën dhe posaçërisht në veri është detyrë e KFOR-it dhe EULEX-it. 

Është interesant se askush nga BE-ja, NATO por as nga OKB nuk reagojnë që të hiqen barrikadat, a mos është kjo një heshtje ogurzezë që Serbia edhe ushtarakisht ta pushtojë Kosovës. 

Mos e dashtë zoti, siç thotë populli?!”, ka thënë ai. 

Për profesor Maxharrajn nuk duhet të ketë bisedime politike për t`i hequr barrikadat. 

“Kjo nuk do koment, ata qe janë te ngarkuar që të sigurojnë qetësinë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave nuk po janë ne nivel te detyrës. Thënia se barrikadat duhet hequr nga vet ata që i kanë vënë nuk vlen. Madje,  po thonë se duhet bisedime politike për t’i heqë barrikadat, me kënd me kriminelët, me bandat e Vuçiqit. 

Kurrsesi jo, Kosova nuk guxon të bie ne atë nivel?!:, ka potencuar ai.  

Në fund, Maxharraj kritikoi heshtjen e EULEX-it dhe KFOR-it, në raport me këtë situatë, duke i pyetur se si do të vepronin ata nëse Serbia do të futej në Kosovë.  

“Sot kaluan 14 ditë nga vënia e barrikadave të segragacionit dhe askush nuk po reagon fare as KFOR-i as EULEX-i, po si do të vepronin nëse Serbia me një rrufe te shpejtë do të futej në veri duke e par neglizhencën e KFOR-it dhe EULEX-it, atëherë kjo do te thotë se këta do të ikin, të marrin vrapin nga bandat, kriminelet dhe ushtria serbe. 

O Zot ruana nga serbët. Ky refren dëgjohet me vite e dekada nga goja e popullit”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat