E ‘urdhëroi’ Qeverinë t’i heq barrikadat/ Memli Krasniqit i vjen reagimi nga SHBA, i përmendet Hashim Thaçi që deshi të ndajë Kosovën

Politika

E ‘urdhëroi’ Qeverinë t’i heq barrikadat/ Memli Krasniqit i vjen reagimi nga SHBA, i përmendet Hashim Thaçi që deshi të ndajë Kosovën

Nga: Nehat Shaqiri Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 10:37
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendosjen e barrikadave në veri nga grupet kriminale serbe.

Ai e ka urdhëruar Qeverinë që t’i largojë barrikadat, mirëpo sot në veri u shtuan edhe dy barrikada të tjera.

“Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, ka thënë Krasniqi.

Për këtë deklaratë Krasniqit i ka reaguar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai thotë se sikur kjo të ishte në dorën e Qeverisë moti do të hiqeshin barrikadat në veri.

Sipas tij, këto barrikada në veri janë si rezultat i qeverive paraprake që kanë qeverisur me Kosovën.

“PAN-i e ka lënë llugë veriun dhe kanë bashkëpunuar me bandat kriminale që janë janë në krye të barrikadave”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”, duke shtuar se ai është dashur t’i drejtohet edhe KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët sipas tij, kanë detyrë të sigurojnë qetësinë dhe lëvizjen e lirë, por shton se janë strukur sikur po i frikësohen Seribisë.

Image
Binak Maxharraj

“Po mirë a duhet që kryetari i PDK (PAN-it) të tregojë se ku është edhe roli i opozitës që kjo situatë në veri të mos ndodhë. Pse opozita gjatë gjithë ketyre viteve të fundit shuguron me Serbinë e ledhaton, kurse hudhë vrerë e helm ndaj qeverisë Kurti? A duhet Memli Krasniqi t’i tregoj këtij populli se pse sot e kësaj dite disa anëtarë të partisë së tij nuk kanë heqë dorë nga ndarja e Kosovës, apo janë betuar se do ta çojnë në vend amanetin e ish-kryetarit Hashim Thaçit i cili nuk pat lanë gur nga Berlini e deri në Uashington që Kosova të ndahet. Pse opozita i bashkohet Serbisë për rrëzimin e qeverisë, pse këta panistët nuk bënë asgjë për të vuar rregull dhe sovranitet në veri por ia lanë në lerë Serbisë, kriminelëve dhe bandave mafioze të kalurojnë lirshëm qosh e m’qosh të veriut te Kosovës?A nuk janë këto barikada pikërisht rezultat i “bashkëpunimit” të opozitës me Serbinë?. Por pse pasiqë këta të opozites na qenkan aq trima nuk i hoqën barikadat e viteve më parë,etj.etj”, thotë Maxharraj.

Ai shton se, pse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk reagon fare ndaj sjelljes së BE që ato të hiqen, kjo do të thotë se po anojnë ka aspiratat e Serbisë për grabitjën e veriut.

“Po pse nuk reagon pak me fuqishëm edhe Amerika partneri i jonë strategjik. Ishte këtu Gabriel Escobari i cili veç sa nuk e la Kosovën fajtore për këtë duke thënë se duhet të përmirësohet pozita e serbëve në Kosovë. Është çuditeshme se si një diplomat i kalibrit të Escobarit ende nuk e ka të qartë se pozita e serbëve me Kushtetutën e Kosovës është shumë e avancuar se sa e shumë pakicave etnike në Evropë, bile atyre edhe u paguhet edhe rryma e shumë beneficione tjera. Deri kur ambasadorët Escobar dhe Hill në Serbi duhet ta kuptojnë se këtu hiç, bash hiç nuk është në pyetje pozita e serbëve në Kosovë, por është në pyetje teritori, veriu i Kosovës të cilin serbët synojnë ta marrin”, pohon ai.

Ai shton se, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po thotë; “Barikadat po e rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.?!.

“Po, z. Krasniqi me siguri se e dini se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është cenuar shumë herë sa ishin PANI-istët në pushtet, a ju kujtohet se si humbën mbi 2000 hektarë tokë në Derdell kufi me Maqedoninë, por ajo më e tmershmja është kur ju panistët e humbët, e falët ,apo edhe e shitet Çakorrin krenarinë e Kosovës me rreth 8200 hektar tokë duke ia dorëzu Malit të Zi si në tepsi, kur histrikisht dihet se Çakorrin as kralat e as Mark Milani me luftëra nuk kanë mund ta marrin, sespe e mbrojtën kreshnikët rugovas dhe kurrë Çakorrin Mali i Zi nuk mundi të pushtoj”, potencon Maxharraj.

Ai tutje pyet se çfarë po do tjetër ktyetari i PDK-së?

“Kjo qeveri e popullit i cili juve ju gjujati në humnerë e tash veç pallni si gjoja, se Albin Kurti kurrë nuk do të lejoj që asnjë pëllambë e veriut të ndahet. Për këtë ai është shumë i vendosur është në gjenje ta jep edhe jetën e vet dhe te familjes dhe kurrë nuk do të lejoj që veriu të ndahet me asnjë çmim. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur ju të opozitës do të vini në pushtet, sepse për këtë e bëni edhe shugurimin me Serbinë dhe Serbia ditë e natë po lutet që ju të vini në pushtet. Ishalla kjo nuk do të ndodhë kurrë, jo për asgjë por për hir të këtij populli shumë të vujatur historikisht, dhe veçmas jo për shkak të gjeneratave të reja të cilëve nuk duhet që edhe me tutje t’i lihet sherri me Serbinë”, përfundon prof. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat