Ish-agjenti: Kjo lëvizje politike serbomadhe është produkt i marrëveshjeve sekrete të Vuçiqit, Daçiqit e Thaçit për ndarjen e Kosovës!

Politika

Ish-agjenti: Kjo lëvizje politike serbomadhe është produkt i marrëveshjeve sekrete të Vuçiqit, Daçiqit e Thaçit për ndarjen e Kosovës!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:00
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Pas tensioneve të mëdha që ndodhën në veri të vendit, me kërkesën e Listës Serbe, policët serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

Shumica e këtyre policëve ishin inkuadruar në Policinë e Kosovës, vite më parë të cilët shërbenin si Rojë të Urës në veri, ku vranë, maltretuan e keqtrajtuan shqiptarët.

Tashmë janë pranuar edhe dorëheqjet e tyre nga Policia e Kosovës, mirëpo është raportuar se të gjithë nuk i kanë kthyer pajisjet e policisë.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ishte edhe pjesëtaër i Policisë së Kosovës pas luftës, thotë se asnjë prej këtyre policiëve serbë që kanë dhënë dorëheqje nuk duhet më që të kthehen në Polici.

Ai i quan ata dezertor të cilët nuk e njohin shtetin ku jetojnë dhe marrin rrogë.

“Policët serbë të Kosovës, ata të Hashim Thaçit e Ivica  Daçiqit, që e lëshuan punën me urdhër të Aleksandër Vuçiqit dhe Beogradit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë për t’u kthyer prapë në punë, asnjëri nga ata dezertor, dhe asnjë polic që s’e njeh shtetin ku jeton dhe merr rrogë, pra asnjë nuk ka çka kërkon që ta mbajë prapë uniformen e policit të shtetit të Kosovës”, shprehet Miftari.

Ai thotë se, Kosova duhet të ketë shumë të qartë se janë tri armët kryesore serbe me të cilat aparati shtetëror i Aleksandër Vuçiqit po lufton kundër Kosovës.

“Pos në Kosovë ndodh dhe nuk ka askund në botë që deputeti i shtetit punon kundër integritetit të shtetit të vet për interesa të një shtetit fqinj armiqësor. Lista Serbe që pos për Beogradin punon direkt edhe nën urdhrat e kishës mesjetare Serbe. Kjo lëvizje politike serbomadhe është produkt i marrëveshjeve sekrete të Vuçiqit, Daçiqit e Thaçit kur përgatisnin edhe terrenin për ndarjen e Kosovës me Edi Ramen, Baton Haxhiun, Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Vlora Çitakun, Joni Bolltonin dhe Riçard Grenellin”, thotë Miftari.

Ish-agjenti shton se, ata që e duan paqen dhe lirinë e popullit të vetë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm edhe për luftë, sepse derisa ta udhëheq Serbinë Kisha mesjetare serbe normalizim i marrëdhënieve me Kosovën nuk besohet se do të ndodhë.

“Do të ketë vetëm një pushim para ndonjë “pushtimi” e ndonjë masakre të radhë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të bëhet vetëm në rast se Kosova do të ketë ushtrinë dhe policinë mirë dhe shumë më të përgatitur se sa forcat serbe”, thotë ai.

Miftari tregon se cilat armë janë që Serbia mundet dhe po i përdor kundër shtetësisë së Kosovës.

“Bisedat me Serbinë, me të cilat Serbia po abuzon, dhe nuk pyet askush pse duhet medoemos Kosova me u marr vesh me çdo çmim me Serbinë kur shteti Serb bisedat është duke i përdorë edhe si një armë kundër shtetësisë së Kosovës? Pastaj është tregtia, blerja e qindra milionë mallrave nga Serbia vit për vit dhe varësia e Kosovës për mallrat dhe industrinë ushqimore Serbe! Ndërsa e treta janë pushtetarët shqiptarë me orientim proverb që deri dje ishin në pozitë, sot opozita e Kosovës dhe pushteti i Edi Ramës në Tiranë”, thotë ai.

Sipas tij, këtyre nuk ju intereson fare interesi strategjik kombëtar, por në fakt ju intereson vetëm interesi i tyre privat si paret, pushteti ku përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar sot janë bërë multi miliarderë!

“Sot për sot i vetmi vend që është hapur kundër interesave serbo ruse është Britania e Madhe dhe vendi jonë duhet ta shfrytëzoj këtë fakt për ta forcuar diplomacinë, policinë por sidomos për ta forcuar ushtrinë tonë me armë dhe trajnime përmes ndihmës së Londrës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat