Ish-këshilltari i Konjufcës zbulon planin “djallëzor” të Serbisë - ja pse është skeptik për një marrëveshje finale!

Politika

Ish-këshilltari i Konjufcës zbulon planin “djallëzor” të Serbisë - ja pse është skeptik për një marrëveshje finale!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 22 janar 2023 Në ora: 16:08
Driton Tali

Një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, ka disa ditë që po flitet që mund të ndodhë.

Për këtë marrëveshje optimistë është edhe kryeministri Kurti.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviçit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën”, tha ai.

Mirëpo a do të arrihet marrëveshja me Serbinë brenda muajsh si parashikojnë ekspert e diplomat të huaj?

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali.

Ai shprehet skeptic për një marrëveshje finale brenda muajsh pasi Vuçiq njihet për aktrimin e tij.

Duke e përcjellur skenën politike në Serbi, ende jam skeptik se do të arrihet marrëveshja brenda muajsh. Edhe pse Vuçiçi, me aktrimin e tij tashmë të njohur, ka filluar të e përgaditë opinionin serb, por është ende larg”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thotë që Vuçiçi (dhe shumë akterë tjerë politikë serbë) mbajnë shpresën se Rusia do t'ia dali sukseshëm në Ukrainë, dhe se më të ardhmen e afërt do të bëhet një aleancë politike mes "dy superfuqive" të Euroazisë (pra Rusisë dhe Kinës) kundër Perendimit demokratik.

Ndonëse, atë që moti jam duke e thënë se presioni ndaj Vuçiçit do të shtohet, sidomos nga kur filloi agresioni rus në Ukrainë, për çka shumica e skenës politike (por edhe e qytetarëve të Serbisë) morrën anën e Putinit, por ende nuk e ka arritur majën, sepse Vuçiçi (dhe shumë akterë tjerë politikë serbë) mbajnë shpresën se Rusia do t'ia dali sukseshëm në Ukrainë, dhe se më të ardhmen e afërt do të bëhet një aleancë politike mes "dy superfuqive" të Euroazisë (pra Rusisë dhe Kinës) kundër Perendimit demokratik. Andaj edhe këto lojërat taktike afatshkurtëra (për mos të thënë ditore) po ndodhin”, shpjegon ai.

Mirëpo Tali thotë që Qeveria duhet ta ruaj gjakëftohësinë dhe të mos bie pre preisoneve të momentit.

“Sidoqoftë, atë që në vazhdimësi e them, Qeveria jonë duhet ta ruaj gjakëfoftësinë dhe të mos bie pre e presioneve të momentit, qoftë nga rivalët politikë të brendshëm qoftë edhe nga disa "diplomatë" të cilëve në anglisht ju thuhet "here today and gone tomorroë". Pra të disa diplomatëve të rrethanave të cilët shkojnë në harresë me shpejtë se që futen në skenë”, thekson ai.

Në fun, ai potencon që interesi i Republikës së Kosovës duhet të jetë mbi gjitha, atë e ka për detyrë ta ruaj Qeveria.

“E dini dikur kemi patur Baroneshën Eshton, Fredrika Mogerinin etj, për mos t'i përmendur disa më minorë që edhe guglla i ka harruar. Interesi i Republikës së Kosovës duhet të jetë mbi gjitha. Atë e ka për detyrë ta ruaj Qeveria pa marrë parasysh karrierat e individëve apo manovrat politike që duhet t'i bëjë për shkak të insinuatave të momentit”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat