“Nëse kjo ndodhë, Kosova do të përjetojë tragjedinë e dytë kombëtare”- Juristi thotë se ky lloj i asociacionit do t`i sillte dëme të rënda vendit

Politika

“Nëse kjo ndodhë, Kosova do të përjetojë tragjedinë e dytë kombëtare”- Juristi thotë se ky lloj i asociacionit do t`i sillte dëme të rënda vendit

M.Lakna Nga M.Lakna Më 22 janar 2023 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Gjatë kësaj jave në Kosovë e Serbi kanë qëndruar disa diplomatë nga Evropa dhe SHBA me qëllim të përafrimit të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është paraparë që të përmbyllet në muajin mars.

Këto vizita sollën ndonjë sukses, derisa kërkesë kryesore e diplomatëve vazhdon të jetë themelimi i asociacionit të komunave serbe.

Ndërkohë sipas raportimeve, Synimi i diplomatëve perëndimorë është që të zgjidhet çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ta parandaluar kalimin e konfliktit dhe destabilitetit nga Ukraina ne Ballkanin perëndimor.

Mirëpo dinamikat aktuale nuk është se kanë treguar ndonjë shenjë të përafrimit të qëndrimeve ndërmjet palëve dhe asociacioni vazhdon të jetë “pengesa” kryesore.

Për njohësin e çështjeve juridike, Blerim Burjani, asociacioni nuk duhet të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Nuk mund të ketë asociacion etnik serb, është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. Mund të ketë asociacion me emërtime tjera, për shembull asociacioni komunave pa emërtime etnike, i njëjti asociacion duhet edhe Serbia të themelojë në Luginën e Preshevës”, potencon ai.

Gjithashtu ai thekson se asociacioni në Kosovë nuk mund të ketë më shumë komuna sesa në luginë që janë tre komuna shqiptare.

Nga ana tjetër, propozimi për një asociacion si në Tirolin jugor, për Burjanin do të ishte tragjedi e dytë kombëtare për Kosovën.

“E keqja është se gjithnjë e më shumë në vendet perëndimore po flitet për asociacion me status special, përmendet Tiroli Jugor etj, nëse kjo ndodhë atëherë Kosova do të përjetojë tragjedinë e dytë kombëtare pas spastrimit teknik që i bëri Serbia shqiptarëve ne Kosovën Lindor me 1878 pas kongresit te Berlinit ku nga viset shqiptar ne Serbi u dëbuan 300 mijë shqiptarë nga këta 70 mijë u masakruan”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat