Deklarata e Escobarit/ Paralajmëron eksperti i sigurisë: SHBA- ja tani ka planin B

Politika

Deklarata e Escobarit/ Paralajmëron eksperti i sigurisë: SHBA- ja tani ka planin B

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 23 janar 2023 Në ora: 21:11
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur lidhur me refuzimin e formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë se një njeri nuk mund ta shmangë detyrimin ligjor ndërkombëtar që ka Kosova.

"Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë", ka thënë Escobar.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, ky është një mesazh i hapur i SHBA-së për kryeministrin Kurti.

Image
Drizan Shala

“Mos avancimi i mëtutjeshëm të marrëveshjes ndërkombëtare për Asociacionin, ka shtyrë që Emisarët e 5 vendeve kryesore që janë involvuar për marrëveshjen finale të ballafaqohen më kokëfortësinë e Kryeministrit sa i përket kësaj pike, ka shtyrë për herë të parë që përfaqësuesi special i Kosovës pranë Shtëpisë se Bardhë të dal hapur më vendim tanimë për formim e jo vetëm qëndrim”, thotë Shala për “Bota sot”.

Siç thotë Shala, mos respektimi i formimit të Asociacionit, paraqet një situatë jo të favorshme për Kosovën në politiken ndërkombëtare.

“Mos jetësimi aktualisht i ASK do të prodhoje një situatë të pa këndshme për politiken ndërkombëtare të Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër do të rrënohet sistemi juridik i vendit në mos zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare që pale është shteti i Kosovës”, shprehet Shala.

“Çdo lëvizje tutje të idejës se mos zbatimit të ASK-së do të prodhonte situata të cilat do reflektojnë ne sigurinë e vendit ndërsa skenarët mund të jenë nga ma të ndryshme, duke filluar sikur ky i Bistricës në Leposaviq ku është sulmuar pika e kontrollit të Policisë se vendit”, thekson Shala.

Për fund, eksperti Shala deklaron se SHBA ka planin B që të dilet nga ngërçi i krijuar në dialog.

“SHBA- ja tani ka planin B për të dal nga kjo situatë dhe që pritet të fillojë sipas gjitha gjasave pas përvjetorit të shpalljes se pavarësisë se vendit, duke thirrur grupet e interesit politik dhe civil për ta kaluar këtë ngërç”, përfundon për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat