“Subjekt i ri serb në Ballkan”/ Juristi jep alarmin në rast se formohet Asociacioni

Politika

“Subjekt i ri serb në Ballkan”/ Juristi jep alarmin në rast se formohet Asociacioni

Nga: A.SH Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar partitë politike në një diskutim të përbashkët, më 31 janar.

Thuhet se temë diskutimi e këtij takimi, iniciuar nga ambasadori Jeff Hovenier, do të jetë, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë nuk duhet të bëhet asociacioni një nacional në Kosovë, nuk lejohet me Kushtetutë dhe ligjërisht është e pa mundur.

Po të formohet, asociacioni do të ketë kompetenca: polici, gjyqësi, infrastrukturë, arsim etj.

“Ambasada e SHBA-ve ka ftuar për 31 janar 2023 përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë civile në një takim në Ambasadën e SHBA-ve ne Prishtine. Mendohet për Asociacion?

Ftesa e tillë jep për të kuptuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, nëse veç nuk diskutohen modalitetet, kuptohet për të parë qëndrimet e brendshme, por shkohet në organizim, organizohet dhe themelohet jashtë organeve legjitime të Republikes. Forma e tille është jo ligjore. Asociacioni është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës në formën e bartjes së pushtetit lokal në Asociacion. Kjo, edhe për faktin se Asociacioni një nacional në shtet multinacional të Kosovës nuk lejohet me Kushtetutë. Ligjërisht është e pa mundur.

Formimini Asociacionit një nacional serb krijon de-jure një subjekt të ri juridiko-politik dhe një nivel tjetër të pushtetit. Me kompetencat e komunave që barten në Asociacion kemi nivel të ri të pushtetit. Thjeshtë krijohet një autonomi e gjerë politike, juridike e kulturore.

Po i përmendi vetëm disa kompetenca:

1. Planifiklmi hapësinor.

2 Infrastruktura,

3. Arsimi, shkenca dhe kultura.

4. Administrata.

5. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial.

6. Komandimi me policinë.

7. Prona dhe tërë sistemi ekonomik”, përmend juristi.

Tutje, në rast të formimit të asociacionit, ai do të ketë kryetar dhe administratën e vet, që dmth se faket tilla tregojnë formimin edhe të një subjekti të ri serb në Ballkan.

“Mendohet se në Asociacion krijohet një organ udhëheqes. Asociacioni ka gjithashtu kryetar dhe administratën e vet, që vepron në kuadër të statutit.

Me kompetencat që barten nga komuna ne Asociacion krijohet de-jure, veç de-fakto, një subjekt i ri autonom.

Faktet e tilla tregojnë formimin edhe të një subjekti të ri serb në Ballkan”, deklaron ai.

Në fund, ai thekson se SHBA mund ta organizojë asociacioni, por kjo nuk prodhon paqe.

“Natyrisht, se SHBA-të mund të organizojnë Asociacionin. Këtë mund të bëjnë edhe pa asnjë përfaqësues te skenës politike, kulturore dhe civile e arsimore të Republikës së Kosovës. Kjo, për faktin se për shqiptarët, çdo gjë që vjen nga SHBA-të, pranohet. Shqiptarët nuk e kundërshtojnë.

Mirëpo, kjo nuk prodhon paqe. Tash mendohet se Kosova dhe shqiptarët pajtohen.

Por, çka në të ardhmen? Gjeneratat që vijnë ndoshta nuk do të pajtohen me këtë subjekt! E ardhmja do të jetë kallxuesi më i qartë. Vet ky fakt tregon se është e domosdoshme që të përfshihen në dialog organet e Kosovës. Këtu është fjala për Kuvend dhe pushtet ekzekutiv. Nuk është mirë të bëhet anashkalimi i pushtetit të dalur nga votat në Kosovë. Asociacioni, në çfarëdo forme që themelohet, është antikushtetues dhe prodhon konflike në Kosovë”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat