Analisti i lutet kryeministrit Kurti: Mos Albin, mos e nënshkruaj Asociacionin, njeriu e ka vetëm një fytyrë!

Politika

Analisti i lutet kryeministrit Kurti: Mos Albin, mos e nënshkruaj Asociacionin, njeriu e ka vetëm një fytyrë!

Nga: N. Sh. Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:37
Albin Kurti

Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, po kërkon nga kryeministri Albin Kurti që të mos e nënshkruaj Asociacionin.

Maxharraj këto komente i bëri pas takimit të Mirosllav Lajçakut mbrëmë me kryeministrin Kurti.

Gjithashtu mbrëmë dhe sot edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit është kërkuar formimi i Asociacionit.

Mirëpo, me formimin e Asociacionit nuk po pajtohet as kryeministri Kurti.

Për këtë, Maxharraj pohon se, Asociacioni është ‘bombë më sahat’, është fatkeqësia më e madhe që po i përgaditet Kosovës.

“Albin mos e nënshkraj Asociacionin një etnik në Kosovën multietnike. Më mirë shko në shtëpi faqebardhë para popullit tënd, sepse ai është sovrani i cili vendosë se kush do të udhëheq me Kosovën”, thotë Maxharraj.

Ai gjithashtu kërkon nga Kurti që t’i thotë jo Asociacionit shovenist-çetnik.

“Mos Albin, mos e nënshkruaj, sepse njeriu e ka vetëm një fytyrë. Shko, ik më fytyrë të pastër bilur, sepse populli vendosë për liderët e ardhshëm”, shton ai.

Maxharraj gjithashtu pohon se, ndërkombëtarët do të gjejnë njeriun në Kosovë që do të nënshkruaj Asociacionin, por sipas tij, atë do ta dënoj historia.

“Ndërkombëtarët mund të gjejnë njeriun që nënshkruan Asociacionin, sepse Kosova është e mbushur me plotë tradhtarë që janë të gatshëm që të nënshkruajnë akte antikushtetuese në dëm të vendit, por ata populli dhe historia do t’i dënoj si tradhtarë të kombit”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat