Plani 10 pikësh i Aleksandër Vuçiqit, Fadil Maloku me kritika të ashpra për Eskobarin: Pse po ‘përkëdhelet’ Serbia?

Politika

Plani 10 pikësh i Aleksandër Vuçiqit, Fadil Maloku me kritika të ashpra për Eskobarin: Pse po ‘përkëdhelet’ Serbia?

Nga: N. Shaqiri Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 20:20
Fadil Maloku

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se po “përkëdhelet” Serbia nga ndërkombëtarët.

Maloku e ka komentuar seancën e parlamentit në Serbi, ku sot diskutuan për Kosovën.

Atje madje pati edhe përleshje ndërmjet deputetëve për Kosovën.

Maloku thotë se në parlamentin serb është debatuar për projektin frako-gjerman.

“Parlamenti serb, ka debatuar për Projektin franko gjerman, ku është zhvilluar një debat i ashpër dhe herë herë edhe me tone e kërcënime të ashpra, midis radikalëve dhe "patrioteve"serb”, thotë ai.

Sipas tij, presidenti Vuçiq është betuar se nuk do të lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Madje ai thotë se Vuçiqi e ka marr përsipër që plani franko-gjerman të mos implementohet.

“Presidenti serb "betohet", (se si Serbia kurrë, s'do të lejojë anëtarësimin e Kosovēs në OKB...?!) po edhe po e merr pērsipër që plani franko gjerman, kurrë të mos implementohet...!?”, pohon ai.

Maloku pyet se ku është Gabriel Eskobari?

“Ku është tani ky "skifteri" z.Eskobar, qē po na qet "hi syve" neve në Kosovë...për dobinë dhe madhështinë e këtij plani!? Sipas të cilit Serbia (e "përkëdhelur") po fiton gjithçka (hapjen e dyerëve për procese e zhvillime integruese në BE-ne e NATO!) ndërkaq, Kosova (e "çortuar") vetëm "të... Sylos"!!!”, thotë Maloku.

Ndryshe, presidenti serb në këtë seancë ka shpalosur një plan me 10 pika, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Ky është plani i Vuçiqit:

Pika 1: Politika jonë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Me çdo mjet dhe me çdo kusht do të përmbahemi dhe s’do t’i përgjigjemi provokimeve nëse nuk kërcënohet jeta dhe prona e njerëzve, sepse paqja dhe stabiliteti nuk janë sllogane, është diçka që sjell jetë në Serbi, e cila na lejon të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë.

Pika 2: Këmbëngulja në formimin e AKS’së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Kosovë dhe Metohi, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë.

Pika 3: Siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi, që askush të mos shqetësohet kur fëmija dërgohet në shkollë, sepse ka emër dhe mbiemër serb.

Pika 4: Jetë më e mirë për popullin tonë në Kosovë

Pika 5: Të diskutohet dhe negociohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe lidhur me bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve se në çfarë mënyre përfaqësohen ata në ndonjë organ.

Pika 6: Ruajtja e interesave tona jetike shtetërore dhe kombëtare, ruajtja e vendimmarrjes sonë të pavarur, që askush të mos na ndërhyjë, të mos shkojmë në Uashington, Moskë apo Bruksel për të marrë mendim, që vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar Kushtetutën e Serbisë.

Pika 7: Interesi ynë jetik është të qëndrojmë në rrugën evropiane sepse rruga evropiane nënkupton investime dhe standarde, paga dhe pensione.

Pika 8: Rritja e Serbisë, energjia, ushqimi dhe ushtria, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm, ushtria duhet të jetë dy-tre herë më e fortë se sot, sepse e ka ruajtur popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne kemi nevojë për zhvillimin e shëndetësisë, në të cilën duhet të investojmë më shumë.

Pika 9: Vazhdimi i bisedimeve, nuk i ndalim bisedimet, sepse do të ishim plotësisht të izoluar, askush nuk do të fliste me ne dhe nuk mund të funksionojmë vetë në botën moderne.

Pika 10: Pavarësisht të gjitha krizave, pagat do të rriten, do të arrijmë në disa vende të BE-së dhe kjo do t’i kthejë njerëzit në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat