“Asociacioni nuk do të themelohet”, Driton Tali i prerë: Vuçiq nën presion të madh, kjo është këshilla ime për Kurtin!

Politika

“Asociacioni nuk do të themelohet”, Driton Tali i prerë: Vuçiq nën presion të madh, kjo është këshilla ime për Kurtin!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 4 shkurt 2023 Në ora: 19:17
Driton Tali

Komuniteti ndërkombëtar, javëve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Qeverinë e Kosovës që të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar në fillim të janarit në Prishtinë, ku ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani - përfshirë atë për Asociacionin.

Krijimi i Asociacionit tashmë po flitet që do të nis zbatimin brenda vitti 2023.

E në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, Driton Tali, ish-këshilltari i Glauk Konjufcës.

Ai u shpreh se Asociaconi nuk do të krijohet pasi kryeministri Kurti e di që pastaj dirigjohet nga Serbia dhe nuk e pranon këtë gjë për Republikën e Kosovës.

“Demokracia në thelb e nënkupton të drejtën e shprehjes dhe pluralizmin e ideve, si dhe konkurrencën në treg (me duhet ta shtoj se edhe skena politike është treg si çdo treg tjetër ku takohen oferta dhe kërkesa ) Andaj, duke u nisur nga ky postulat i demokracisë, unë të gjitha thashethëmet dhe përflitjet i shikoj nga ky pikëvështrim. Natyrisht edhe njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë dhe të brengosen, asgjë jonjerëzore dhe të keqe këtu nuk ka.

Por sa i përket Asociaconit unë nuk besoj se do të krijohet as brenda vitit 2023 e as me vonë! E them këte sepse z Kurti e dinë shumë mirë se çka do të thotë Asocioacioni i dirigjuar nga Serbia për Republikën e Kosovës. Nëse z. Thaçi dhe z Mustafa nuk ishin të vetëdijshëm se çfarë ju përgaditë atyre dhe çfarë nënshkruan, z. Kurti është plotësisht i njohur tashti”, u shpreh ai.

Tali tutje thotë që përmes Asociacionit, Serbia po tenton defunksionalizoj Kosovën.

Pse nuk do të ketë Asociacion brenda vitit thënë më së thjeshti: është se nuk janë të krijuara kushtet për asisoj mekanizmi. Për faktin se objektivat dhe qëllimet e Kosovës dhe Serbisë janë diametralisht të kundërta. Ta potencojë edhe njëhere: Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive - pra nuk pranon Asociacion alla OJQ - apo sipas Kushtetutës sonë (quane si të doni), sepse qëllimi i saj nuk është funksionalizimi i Republikës së Kosovës por defunksionalizimi i saj”, shpjegon Tali.

Me këtë dioptri unë i shoh edhe këto lojëra politike (të ofertave e kundërofertave) në mes z. Kurti dhe z.Vuçiç të sojit "gjashtë kushte për Asociacionin" apo "njohja-mosnjohje" ose "anëtarësimi jo anëtarsimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare””, thotë tutje.

Sipas Talit, kur të dorëzohet Putini atëhere mund të presim që të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

E sa i përket aktivitetit të shtuar politik në kohën e fundit nga ShBA-UE, këtë duhet shikuar nga përspektiva e Luftës së Ukrainës. Ashtu siç e them unë me ironi se "Ukraina po lufton edhe për neve". Unë tek pas dorëzimit të Putinit në Ukrainë pres zgjidhjen e anëtarsimit të Kosovës në OKB dhe Nato. Deri atëhere do të ballafaqohemi me këtë "modus operandi”, thekson Tali.

Krejt në fund, ai thotë që Vuçiç është shumë më shumë nën presion se sa që është z Kurti, sepse z Vuçiç ka "konflikt të ngrirë" edhe me Bosnjen e Malin e Zi, dhe shumëhere edhe ngatërresa diplomatike me Kroacinë për shumë çështje që i kanë ende të hapura.

Sa i përket presionit politik ndërkombëtar, e shoh të arsyeshme ta potencoj edhe një here (sepse sikur nuk e kanë të qartë disa opinionistë) se z. Vuçiç është shumë më shumë nën presion se sa që është z Kurti, sepse z Vuçiç ka "konflikt të ngrirë" edhe me Bosnjen e Malin e Zi, dhe shumëhere edhe ngatërresa diplomatike me Kroacinë për shumë çështje që i kanë ende të hapura. Andaj, këshilla ime per Qeverinë tonë, është ajo e moçmja, pra që ta ruajnë gjakëftoftësinë dhe durimin sepse koha po ecë në favor tonin”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat