Eksperti i sigurisë flet për gjashtë kushtet e kryeministrit për Asociacionin, zbulon qëllimet e Albin Kurtit

Politika

Eksperti i sigurisë flet për gjashtë kushtet e kryeministrit për Asociacionin, zbulon qëllimet e Albin Kurtit

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 4 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Gjatë javës së kaluar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka vendosur gjashtë kushte, që sipas tij duhet fillimisht të plotësohen, e më pas të formohet Asociacioni.

“-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. -Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5). -Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane. -Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale. -Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën. -Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013”, janë gjashtë kushtet që i ka vendosur kryeministri Albin Kurti.

E lidhur me vendosjen e gjashtë kushteve nga kryeministri Kurti për themelimin e Asociacionit, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Eksperti Drizn Shala

“Kryeministri përmes këtyre pikave po arrin që të mbaj situatën në vend qendror, duke krijuar pika të reja që janë në bazament për zgjedhje të reja kur do që do të mbahen në rast nuk nënshkruhet marrëveshja finale në njërën anë dhe ASK në implementim në anën tjetër. Kurti tani përmes dy veprime (vizita në Turqi, vizita e përfaqësuesve të pakicave në Serbi në zyrën e Kryeministrit të Kosovës). Pra njëra ka të bëj që të këtë supportimin e Ankarasë në Serbi (të pakicat boshnjake etj...) si dhe në Kosovë me theks të veçantë në Mamush dhe Dragash, që të futen këto dy komuna në kuadër të ASK-së si element interesant politik me pasoja të de funksionalizimit të Kosovës në formën e krijimit të: - Asociacionit të Komunave Kosovës (Shqiptare), -Asociacioni i Komunave Serbe (ASK), - Asociacionit eventual të Boshnjakëve dhe Turqve në rast që s’mund të futen në kuadër të ASK”, thotë Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, përmes këtyre kushteve, Kurti po tenton t’i shmanget kërkesave të SHBA-së për themelimin e Asociacionit.

“Përmes veprimeve periferike, Kurti është duke ikur vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të jetësuar ASK-në sipas konturave kushtetuese të vendit. Nëse fillojnë përfaqësuesite komuniteteve në Serbi veprime për të kërkuar reciprocitet, atëherë sipas gjitha gjasave Serbia do të terhjeket nga veprimet tjera politike për të gjetur zgjedhje dhe duke akuzuar qeverinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shprehet Shala.

Më tej, ai thotë se Kurti mund të ketë suksese vetëm në arenën e brendshme, pasi në atë të jashtme, dëmtohet Kosova.

“Në anën tjetër kryeministri Kurti do mund të përdorë këtë suksese vetëm në arenën e brendshme politike duke përmbyllur kauzën: - Nga 6 kushtet që ishin në mos dorëzim të Kosovës, fituam edhe respektin e të drejtës në reciprocitet si parakusht për avancim të bisedimeve finale. Pra ky do mund të jete në thelb kauza e re politike në çfarë do forme që do të gjendem në zgjedhje në këto muaj”, thekson Shala.

Siç thotë eksperti Drizn Shala, Kurti po synon që ta ristartojë dialogun me Serbinë.

“Kurti ka dëshirë që këtë proces që ka filluar pa ta që nga 2011-2012 e deri ditët e sodit, të ri-startohet në 2024 duke hedhur gjitha marrëveshjet që janë 33 të pa implementura deri me tani. Kjo do kishte me qen një izolim i jashtëzakonshëm në progresin të forcimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare të Kosovës, duke na izoluar në fushën ekonomike, politike dhe asaj shoqërore deri të ajo ekstremja mbyllja e ambasadave në Kosove dhe rikthimin e tyre në statusin e zyrave siç ishin në vitet 90-ta. Pra opozita të marr veprime me konkrete duke thirrur çdo deputet të mazhorances ne reflektim dhe inicim të procesit politik të votës se mosbesimit ndaj saj”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat