“Ky vendim ka krijuar një situatë të re”/ Parashikimi: Ja kur arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Politika

“Ky vendim ka krijuar një situatë të re”/ Parashikimi: Ja kur arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 8 shkurt 2023 Në ora: 21:03
Olaf Scholz, Albin Kurti, Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiq

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur së vendimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për të pranuar propozimin franko-gjerman për dialogun mes dy shteteve, ka krijuar një situatë të re.

“Pranimi nga të dyja palët e platformës franko-gjermane për vazhdimin e dialogut, ka krijuar një situatë të re, ku të dyja palët janë dorëzuar para bashkësisë ndërkombëtare ose për shkak vetëm të presionit dhe kërcënimit ose për shkak të presionit së bashku me premtime të caktuara për të dyja palët dhe me një marrëveshje modus vivendi që nuk është publik”, thotë Kuçi.

Sipas tij, një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve mund të arrihet gjatë këtij viti, apo eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm.

Image
Gurakuç Kuçi

“Synimi si duket i të gjitha palëve është që të ketë një marrëveshje përfundimtare në vitin 2023, apo eventualisht në fillim të vitit 2024. Në vitin 2024 janë zgjedhjet elektorale në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu edhe Qeveria e Kosovës besoj ka një interes të tillë pasi do të mund t’i jepte një vit kohë që ta tregojë veten në ndërtimin e shtetit në aspektin e brendshëm dhe të filloj të marrë ndonjë fryt të premtimeve ndërkombëtare nëse arrihet marrëveshja. Pastaj me këtë të fitonte edhe një mandat. Edhe pse kjo nuk është shumë e sigurt pasi qeveria pas marrëveshjes nga kritikat që mund të pësojnë pastaj mund të kërkojë ri-legjitimim në popull. Po ashtu edhe ndërkombëtaret duan ta shfrytëzojnë fuqinë parlamentare të pushtetit të tanishëm”, thekson Kuçi.

“Mirëpo, nëse platforma franko-gjermane përfundon si marrëveshja e parimeve e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë asnjë rezultat, pasi Serbia vazhdon të jetë dekonstruktktive po aq sa ka qenë, madje vet veprimi i sotshëm tregon më së miri. Sot gjykata në Serbi në mënyrë arbitrare i hodhi poshtë hetimet e kërkuara nga një padi e një grupi avokatësh për hetimin e grupit Wagner dhe Wolf në Serbi dhe infiltrimin e tyre në veri të Kosovës”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Kujtojmë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti , pas takimit me takimit me emisarin e posaçëm të dialogut, Miroslav Lajçak, deklaroi se Kosova pranon planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platformë solidë për të ecur tutje”, shkroi kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat