Albin Kurti i vetëm përballë ‘furtunës’ së Asociacionit!

Politika

Albin Kurti i vetëm përballë ‘furtunës’ së Asociacionit!

Nga: N. Shaqiri Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:50
Albin Kurti

Themelimi i Asociacioni është top tema kryesore e këtyrë ditëve të fundit në Kosovë.

Edhe pas kërkesave të vazhdueshme nga ndërkombëtarët për të krijuar Asociacionin, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka stopuar çdo gjë.

Ai madje ka vendosur edhe gjashtë kushte për këtë çështje.

E nëse iu përmbahet këtyre kushteve, ndërkombëtarët do të ndërhyjnë që Serbia të pajtohet me Asociacionin e propozuar nga Kurti

Kështu shprehet analisti politik, prof. Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai madje çuditet me disa media në Kosovë, që sipas tij, po i japin më shumë rëndësi Asociacionit sesa njohjes reciproke.

“Për t'u çuditur sesi mediat në Kosovë më shumë i japin rëndësi Asociacionit të pakicës serbe sesa njohjes reciproke të dy vendeve fqinje, kur dihet qartësisht se rrumbullakësimi i gjithë planit franko-gjerman është marrëveshja përfundimtare e paqës në mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Mehazi.

Ai shprehet se qëllimi i ndërkombëtarëve me planin franko gjerman është që të pajtojnë Kosovën e Serbinë dhe të njohin njëra tjetrën.

“Dallimi dhe qëllimi i francezëve, gjermanëve, BE-së dhe SHBA-së me planin e përbashkët franko-gjerman është që të pajtojnë Serbinë me Kosovën duke e njohur njëra tjetrën që është problem strategjik ndërkombëtar evropian për të larguar luftën ruse nga Ballkani dhe për ta shkëputur Serbinë prej Rusisë drejt BE-së, pra, plani franko-gjerman është marrëveshje e jashtme ndërkombëtare evropiane e amerikane në mes Serbisë e Kosovës, kurse asociacionet e pakicave serbe janë marrëveshje lokale të brendshme ndërshtetërore në mes dy palëve dialoguese, Serbisë dhe Kosovës, tjetër fare e dialogut politik është plani franko-gjerman e tjetër fare e dialogut politik janë asociacionet e pakicave serbe”, thotë ai.

Sipas tij,  kryeministri Albin Kurti, i kupton shumë mirë dallimet ndërkombëtare të njohjes së Kosovës nga Serbia nga asociacionet lokale serbe brenda Kosovës.

“Ai e di se për njohjen e Kosovës nga Serbia do dialogojë me projektuesit e planit franko-gjerman, kurse për asociacionet do dialogojë me Serbinë e jo me BE-në e SHBA-në”, thotë ai.

“Lajçak, Eskobar së bashku me këshilltarët francez dhe gjerman të planit franko-gjerman do jenë aktiv e veprues në Bruksel ndaj serbëve e shqiptarëve për të njohur njëri tjetrin shtetet e tyre, kurse për asociacionet serbe veprues së bisedimeve do jenë vetë përfaqësuesit e dy shteteve, Vuçiqi i Serbisë dhe Kurti i Kosovës, ndërsa ndërmjetesuesit ndërkombëtarë evropianë dhe amerikan do jenë pasivë e vëzhgues të bisedimeve për statutin e asociacioneve së pakicës serbe brenda Kosovës”, pohon ai.

Mehazi tutje potencon se, Kurti nëse iu përmbahet pikave të tij për Asociacionin, atëherë ndërkombëtarët do të ndërhyjnë te Serbia që të pajtohet me propozimin e tij.

Nëse kryeministri i Kosovës, Kurti, ju përmbahet fuqishëm gjashtë pikave me rastin e asociacioneve serbe atehëre të deleguarit e planit franko- gjerman do ndërhyjnë për t'u pajtuar Serbia me këtë statut të asociacioneve serbe të propozuar nga Kurti, nëse dorëzohet e leshon pe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndaj dëshirave të Vuçiqit, atëherë projektuesit e planit franko-gjerman normale se do përkrahin Serbinë për pakicat ekzekutive serbe në Kosovë”, thotë a.

Për Albin Kurtin e Kosovën shumë më mirë do të ishte të zgjatet dialogu i njohjeve sesa të krijohen Asociacionet ekzekutive serbe në Kosovë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat