“Wagner po e ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm ndaj Kosovës” – Eksperti i sigurisë “ndez” alarmin: Mund të përsëritet situata!

Politika

“Wagner po e ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm ndaj Kosovës” – Eksperti i sigurisë “ndez” alarmin: Mund të përsëritet situata!

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.

Ajo u shpreh kështu një një intervistë për The Telegraph, duke thënë se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, deklroai Osmani.

Për këtë çështje, për “Bota sot” ka folë eksperti i siguris, Drizan Shala.

Ai ka thënë se kjo duhet t sakëtsohet, a ka të bëjë me vitin 2022 apo këtë vit, në fushën e sigurisë.

Tutje, Shala supozon se në rast të mos gjetjes se rrugës për marrëveshje bazë atëherë ka potencial që të kemi postblloke sikur vitin e kaluar në veri, barrikada.

“Në lidhje me deklarimin e Presidentes së vendit duhet të analizohet se tematika a ishte për vitin 2022 apo 2023 në fushën e sigurisë.

Sepse ka patur informacione brenda institucioneve të sigurisë së vendit që ka mercenarë serb nga grupi Wagner të cilët kanë për synim dhe qëllim lëndimin e rendit dhe sigurisë në pjesën veriore.

Image
Drizan Shala

Ndërsa në rrethanat tani më që jemi në nivelin politik nuk është larg mendjes që në rast të mos gjetjes se rrugës për marrëveshje bazë atëherë ka potencial që të kemi postblloke siç ishin krijuar përgjatë barrkiadave të fundit në veri që kishin karakter ushtarak përgjatë rrugës nacionale që të dërgojnë në pikat kufitare.

Mekanizmi i sigurisë tani duhet të ri organizohet në fushën që ka mbulueshmërinë e aktivitetet Serbe/Ruse në Kosovë dhe kështu të jemi një hap para ndonjë veprimi në pjesët ku presupozohet që mund të kemi veprim dhe aktivitet të këtyre formacioneve para ushtarake të Serbisë”, shpjegon ekspreti i sigurisë, Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat