“Po tentohet të shmanget një vatër zjarri”, mbështetet ky vendim i Kurtit – Serbia mund të përballet me pasoja serioze!

Politika

“Po tentohet të shmanget një vatër zjarri”, mbështetet ky vendim i Kurtit – Serbia mund të përballet me pasoja serioze!

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:29
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Plani franko-gjerman vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve, pasi po vlerësohet si propozimi që mund të sjellë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, jo çdo gjë po duket se do shkojë lehtë, kjo pasi dy shtetet nuk kanë qëndrime të përafërta.

Përveç kësaj, po bëhet një presion i vazhdueshëm për pranimin e Asociacionit.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Fillimisht, ai tha se tash e një dekadë dialogu Kosovë-Serbi është zvarritur, por që tani duke parë rrethanat gjeopolitiike, SHBA dhe BE janë angazhuar për shmangien e një ‘vatre zjarri’.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

“Tej një dekade vazhdon një dialog i zvarritur Kosovë-Serbi, për disa çështje të parashikuara qysh në përcaktimet e bëra nga presidenti Ahtisari. Imponimi i disa syrësh, që janë bërë problematike për zbatim sot, janë pasojë se Hashim Thaçi, si kryesues i dhunshëm i UÇK-së, ishte i shantazhuar me dosje krimesh, kryesisht, vrasje të shqiptarëve, kundërshtarë politikë, përmes bandave të tij vrastare, i pranoi pa kundërshti.

Rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë kundër Ukainës sovrane. BE dhe SHBA, për ta shmangur një vatër krize, më saktë, zjarri, kërkon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Për këtë, me kërkesë të BE-së, por edhe me aprovimin e SHBA-së, është hartuar një plan-kornizë franko-gjermane”, deklaroi publicisti.

Zeqiraj komentoi presionin ndërkomëbtarë për formimin e Asociacionit edhe pikat që kryeministri Kurti propozoi, në mënyrë që një gjë e till të ndodhë.

Sipas tij, kjo ishte një ‘lëvizje taktike’ e qëlluar nga Kurti.

“Për pranimin e saj ka pasur mëdyshje, herë nga Kosova dhe herë nga Serbia dhe anasjelltas. Së fundi, me presionin e shtuar të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, për t`i vënë sanksione Rusisë, pëndryshe do të përballet me pasoja serioze, së pari, sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në këto rrethana, Kosova, përkatësisht, Qeveria Kurti e pranoi planin franko-gjerman, por, duke kërkuar, paraprakisht, plotësimin e 6 (gjashtë) pikave. E parë e tyre për nga rëndësia: "Jo Asociacion monoetnik!"

Mendoj se është një potez i qëlluar i kryeministrit Kurti, sepse refuzimi i këtij plani, do të thotë bllokim i procesit të mëtejmë të dialogut, gjë që vonesat nuk e favorizojnë shtetin e Kosovës. Kjo kornizë e ka dialogun brenda, përmbajtja e së cilës edhe mund të dialogohet dhe ndryshohet, vartësisht se çfarë përmbanë i gjithë plani franko-gjerman, i cili rezulton të jetë i BE-së dhe i pranuar edhe nga SHBA-ja”, vlerësoi ai.

Krahas kësaj, publicisti theksoi se pranimi i Asociacionit do ishte një përgjegjësi e madhe.

Kurse, sa i përket akuzave ndaj Kurtit, tha se ato janë shpifje, nga ata që pikërisht pranuan Asocaicionin, duke e votuar atë në Kuvend.

“Ndërkohë, pranimi i Asociacionit është përgjegjësi e madhe, sepse pranimi i tij, nuk jep shanse dhe mundësi, për ta dialoguar dhe ndryshuar më tej, ashtu siç ka ndodhur me Demarkacionin, vepër e tradhtisë faktike të pushtetarëve të atëhershëm, të cilët, dhushëm dhe aksidentalisht, ishin ngritur në pozita sunduese, duke shkelur mbi kufomat e luftëtarëve dhe të veprimtarëve, të përkushtuar për lirinë e Kosovës.

Akuzat për "besëpremje të shpresës të shqiptarëve", të bëra në adresë të Kurtit, janë shpifje monstrume, nga ata që tradhtuan, duke qenë të paautorizuar, folën në emër të shqiptarëve, duke e pranuar "blanko" Asociacionin. Opozita, fillimisht, u deklarua se çështja e dialogut, në rastin konkret, e Asociacionit, është përgjegjësi e Qeverisë Kurti dhe, korrektësisht, nuk u prononcuan mëtej. Por, brenda javës, dy nga eksponentët e opozitës, e konsumuan elementin e tradhtisë, duke e kërkuar, madje ngulmërisht, themelimin e Asociacionit”, tha ndër të tjera Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat