Vuçiq i quajti marrëzi kërkesat e shqiptarëve të Luginës / Vjen reagimi i ashpër i analistit: Kjo është më tepër se krim

Politika

Vuçiq i quajti marrëzi kërkesat e shqiptarëve të Luginës / Vjen reagimi i ashpër i analistit: Kjo është më tepër se krim

Nga: A.SH Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:33
Saim Tahiraj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një deklaratë i ka quajtur “marrëzi” kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët kërkojnë një Asociacion të komunave shqiptare në jug të Serbisë, gjegjësisht reciprocitet në raport me të drejtat që kanë serbët në Kosovë.

“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq.

Analisti politik, Saim Tahiraj, në një prononcim prë “Bota sot” kërkesat e shqiptarëve të Luginës i ka cilësuar si të drejta dhe legjitime, duke shruar se ti quash ato marrëzi është krim.

“Kërkesat e përfaqsuesëve politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës për Asociacion të komunave shqiptare, janë shumë të drejta dhe legjitime, madje do thosha janë minimumi i kërkesave të tyre. E them këtë pasi që vullneti i tyre politik është shprehur në vazhdimësi për ribashkim me Kosovën, si e drejt e tyre historike dhe legjitime. Ti quash "marrëzi" kërkesat minimale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është më tepër se krim. Në njërën anë kërkon me këmbëngulësi çmendurie Asociacion të komunave serbe në Kosovë, kurse në anën tjetër e quan "marrëzi" të njejtën për komunat shqiptare në Luginë të Preshevës, kjo do të thotë se vetëm një shpirt racist, kriminal i bënë këto dallime. Kjo nuk duhet të na çudit sepse vjen nga një person që ishte pjesë e politikës kriminale fashizoide të kryekriminelit Millisheviç dhe vazhdimësi besnike e asaj politike.

Duhet të na çuditë qëndrimi i një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare se si vepron me dy fytyra. Në njërën anë privilegjon serbët duke ju afruar gjithë çka kërkojnë, pra e shpërblejnë krimin dhe kriminelët që bënë gjenocit në Bosnje dhe Kosovë, kurse në anën tjetër ju mohojnë të njejtat të drejta shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thotë mes tjerash analisti.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, shqiptarët e Luginës e meritojnë këtë të drejtë sepse ata përjetuan diskriminim nacional dhe njerëzor, ku si rezultat i kësaj kemi shpërngulje masive të tyre dhe luftuan për të drejtat e tyre në atë pjesë.

Por, që sipas Tahirajt qëndrimi dyftyrësh dhe shumë të padrejtë ishte nga Bashkësia Ndërkombëtare e cila ishte në anën e xhelatit dhe jo të viktimës.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në vazhdimësi përjetuan diskriminim nacional dhe njerëzor, ku si rezultat i kësaj kemi shpërngulje masive të tyre. Ata luftuan me heroizëm në luftën e fundit duke shpresuar se do i fitojnë të drejtat e tyre historik, ribashkimin me Kosovën, por nuk e realizuan këtë të drejtë! Kjo e drejtë e tyre nuk u realizu falë qëndrimit dyftyrësh dhe shumë të padrejtë të Bashksisë Ndërkombëtare e cila ishte në anën e xhelatit dhe jo të viktimës. Këtu duhet shtuar edhe heshtjen e papërgjegjëshme të Shqipërisë dhe moskëmbëngulësinë e udhëheqjës politike në Kosovë në të gjitha bisedimet.

Tani është momenti i fundit ku institucionet e Republikës së Kosovës, partitë politike dhe i mbarë populli shqiptarë të mos lejojnë asnjë nënshkrim të planit Franko-Gjerman, derisa të pranohen të njejtat të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si ato të serbëve në Kosovë. Bashkësi Ndërkombëtare, pse shqiptarët duhet të trajtohen si kategori e një rangu më të ulët se serbët? Pse serbët të trajtohen si kategori më e privilegjuar se shqiptarët, edhe pse ata shkaktuan katër luftëra në ish Jugosllavi dhe bënë gjenicid në Bosnje dhe Kosovë? Me çfarë drejtësie i trajtoni në këtë mënyrë? Thirreni dhe mburreni shumë me demokracinë dhe drejtësinë Eveopian, atëherë respektoni dhe trajtoni njejt edhe shqiptarët si pjesë përbërse e Evropës. Nëse vazhdoni kështu të na trajtoni si kategori e njē rangu më të ulët, atëhere demokracisë dhe dredjtësisë evropiane do i humbë kuptimi dhe do shndërrohet në diçka tjetër. Kryeministër Kurti, mbajë premtimet me të cilat vodhe votat e shqiptarëve, zbato reciprocitetin për shqiptarët e Luginës së Preshevës! Mos mashtro më, së paku jo në këtë pikë e cila ështē pika më e ndjeshme për shqiptarë në përgjithësi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat