“Prapa këtij plani qëndron Amerika”, Profesori nga SHBA-ja: As në Ohër nuk do të ketë marrëveshje!

Politika

“Prapa këtij plani qëndron Amerika”, Profesori nga SHBA-ja: As në Ohër nuk do të ketë marrëveshje!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 mars 2023 Në ora: 14:38
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishin takuat më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë, shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takim ky i cili ishte lajmëruar me shumë pompozitet, por nuk solli ndonjë rezultat konkret.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti siç kishte deklaruar me parë e kishte pranuar dhe ishte i gatshëm edhe ta nënshkruante marrëveshjen tashmë të publikuar me emrin franko-gjerman.

Mirëpo këtë e refuzoi presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Megjithatë, një takim mes ldierëve do të ndodh me 18 mars në Ohër.

As në këtë takim nuk do të ketë marrëveshje të nënshkruar, thotë analisti politik prof. Binak Maxharraj.

Sipas tij, qëllimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq është që të blejë kohë

“Ai dëshiron që të fitojë kohë dhe të çkapë naj pjesë te Kosovës qaftë ajo edhe përmes Asociacionit ne afat pak më të gjatë. Mirëpo edhe pse nuk e nënshkruan zyrtarisht, Kurti dhe Vuçiq e pranuan propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Maxharraj.

Ndërsa, sipas BE-së, puna për zbatimin e marrëveshjes duhet të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars.

“Mirëpo, pse i bëri bisht nënshkrimit krimineli dhe fashisti Vuçiq kjo mbetet të shihet, me ngjarjet e ardhshme që ai do t’i inskenoj në veri ashtu siç ka vepruar çdo herë ku i ka punët pisk. Por, dosido prapa këtij refuzimi qëndron edhe Rusia”, thekson Maxharraj.

Tutje ai shprehet se, me refuzimin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje 11 pikësh nuk pati kurrfar reagimesh nga BE/SHBA.

“Por sikur Kurti të kishte refuzuar nënshkrimin BE/SHBA do ta bënin kiametin. Këtë në menyrën e vet e arësyetoi sllovaku pro serbi Lajçak në mënyrë aq vulgare dhe ironike, nënshtruese taman siç i ka hije një servili pro serb duke e arsyetuar Vuçiqin anipse plani e kishte siglën “Merre ose leje”, kur tha: “Nënshkrimi i dokumentit do të ishte i përkohëshëm, meqë dokumenti me 11 nenen pa pjesën e implementimit është vetem një deklaratë politike se sa ndonjë marrëvshje obligative””, shton profesori.

Sipas tij, pranimi i planit franko-gjerman u mirëprit edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse asgjë në këto 11 nene të këtij plani nuk është vepruar pa pëlqimin dhe sygjerimin e Amerikës.

“Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, takimi Kurti-Vuçiq ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë për t’u bërë në skicimin e anekseve për implementimin e kesaj mareveshje. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin e marëdhënjeve midis Kosovës dhe Serbisë e cila do të ndhodhë në vijim te dialogut”, shton ai.

Profesori pohon se kanë kaluar shumë vite të humbura në dialogun me Serbinë ku janë nënshkruar një sërë marrëveshje paçavra të pa vlerë, të cilat shumicën e tyre asnjëherë Serbia nuk i ka zbatuar.

“Ka patur marrëveshje edhe shumë të rrezikshme për Kosovën të nënshkruar nga Thaçi e Mustafa ne 2013/2015 siç ishte Asiciacioni një etnik, i cili këto ditë po e dridh Kosovën ku Serbia dhe ndërkombëtarët po insistojnë me çdo kusht të implementohet, anipse Kushtetuesja e ka shpallë të gjymët. Pra, pas shumë sorollatjeve në dialogun shterpë të pashpresë më në fundë BE/SHBA hartuan një projekt-plan për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë i emërtuar Plani franko-gjerman. Për ata që se dinë duhet të thuhet se prapa këtij plani qëndron fuqishëm Amerika, sepse dihet se Evropa asgjë nuk guxon të bëjë për Kosovën pa dijen dhe involvimin e vet Amerikës. Bashkësia ndërkombëtare më në fund siç po shihet doli më këtë plan edhe për shkak të rrethanave ndërkombëtare gjeostrategjike për shkak të hyrjes brutale të Rusisë në luftë me Ukrainën, për të ndërpre ndikimin e saj ne Ballkon në të cilin ishte i pranishëm edhe vite më parë”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat