Abdixhiku kritikoi Kurtin, vjen reagimi i ashpër i profesorit: Marre e turp, ky është 'rreziku' që pret LDK-në!

Politika

Abdixhiku kritikoi Kurtin, vjen reagimi i ashpër i profesorit: Marre e turp, ky është 'rreziku' që pret LDK-në!

Nga: A.SH Më: 14 mars 2023 Në ora: 18:11
Lumir Abdixhuku, Avdullah Hoti, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit që ka zhvilluar me Miroslav Lajçak, ka thënë se, heqja dorë nga marrëveshje nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti.

LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”, ka shkruar ai.

Profesori nga Amerika Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kritikt e Abdixhikut ndaj Kurtit nuk janë reale sepse Kurti nuk ka hequr dorë asnjëherë njohja reciproke.

“Asgjë për Kosovën nuk bëhet nga Evropa pa pëlqimin e Amerikës. Pra, edhe Amerika është pajtuar se në këtë marrëeveshje mos të theksohet njohja. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar dje një takim me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë takim LDK, pra Lumir Abdixhiku e paska kritikuar qeverin Kurti para Lajçakut duke i thanë se: “Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”. Albin Kurti nuk hoqi dorë nga njohja reciproke nga marrëveshja e Brukselit, bile ai ka insistuar më shumë se Memli e Lumiri te xiltë njohjën e kërkojnë vetëm në media. Por pse nuk ka njohje në ketë marrëvshje, dihet këtë e bënë forcat tjera centrifiguale jashtë”, thotë ai.

Profesori ia kujton Abdixhikut si ish-kryemisnitrti Hoti kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë, për njohje reciproke, por ata u dorëzuan para Vuçiqit.

“Por, zoti kryetar Abdixhiku nëse të kujtohet në vitin 2020 kur kryeministri që nejti në pushtet vetëm tre muaj i partisë tuaj Avdullah Hoti dorëpërdore shkoj në Shtepinë e Bardhë në takim me ish-presidentin Donald Trump për të bërë po ashtu një marrëveshje me Serbinë që në qendër theksonte se do te jetë njohja. Në atë takim Avdullah Hoti shkonte në Washington duke kënduar se në këtë tubim me presidentin Trumb Serbia do ta njohë Kosovën.

Dhe vertetë ne ate marevshje në pikën 10 ishte paraparë edhe njohja e Kosovës nga Serbia. Por ndodhi ajo çfarë pritej të ndodhë, nga presidenti Trump me gjithë kabinetin e tij u dorzuan pra Vuçiqit.

Presidenti i Serbisë u ngritë si i çartur, uluroi si bisha bile edhe duke iu drejtuar presidentit Trump se me asnjë kusht nuk e njeh Kosovën si shtet dhe kërkoj menjëherë qe kjo pika 10 që përfshinte njohjen të hiqet nga rendi i ditës ose do të largohem nga tubimi. Njeriu më i fuqishëm i botës presidenti Donald Trump bash aty ne Zyrën Ovale më të fuqishme të botës u dorëzu, uli kokën e as ‘vërr’ me gojë nuk bëri, nuk reagoi fare, sikur iu frikësua Vuçiqit. Njëjtë veproi edhe Avdullah Hoti! Por, në vend se kryeministri i jonë Avdullah Hoti të luftonte qe pika 10 mos të hiqet ai e uli kokën si pula e lagët dhe çele guri gojën”, shprehet profesori.

Ai tutje, e kritikon Abdixhikun dhe zoterinjët e LDK që po e mbrojnë këtë marrëveshje me Asociacionin brenda, ndoshta nuk guxoni ta refuzoni nga kryetari i përjetshëm i nderit Isa Mustafa sepse shumë gjatë keni hanger bashkë në një sahan.

“E tash ti kryetari i LDK Lumir Abdixhiku çka i thoni kësaj pune që LDK nuk e fajësuat fare Hotin se pse nuk e mbrojti pikën 10 e tashi si një bishë partia e sulmon Kurtin. Marre.

Marre, turp?! Dhe sihariqi i dytë, që doli nga biseda e LDK me Lajçakun ka të bëjë me atë se LDK:

"Mbështet zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit". Fenomenale siu generisë z.Lumir Abdixhiku?! Po, a e dinë se në këto marrëvshje të arrijtura në dialogun Kosovë-Serbi është edhe ajo marrëveshja famoze lidhur me Asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive të cilin me 2015 e ka nënshkruar ish-kryetari i LDK Isa Mustafa, të cilën Gjykata Kushtetuese ia dha 23 vrejte. Kjo marrëveshje siç dihet është bërë alfa dhe omega e këtyre ditëve kur po kërkohet një marrëvshje gjithpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë marrëvshje me ngulim po kërkon bash Albin Kurti të heq qafe sepse është thikë pas shpine për Kosovën duke e sjellë më vonë një "Republika Srpaska" të cilën me ngulim po e kërkon Vuçiq.

Kurse ju zoterinjët e LDK po e mbroni këtë marrëveshje me Asociacionin brenda, ndoshta nuk guxoni ta refuzoni nga kryetari i përjetshëm i nderit Isa Mustafa sepse shumë gjatë keni hanger bashkë në një sahan. A bie kjo se LDK dhe ti Lumir si kryetar i saj jeni ende të pajtimit se e përkrahni Marrëvshjën e nënshkruar nga shefi yt Mustafa ashtu siç e ka bërë me 2015 pa i heq asnjë shkrojnë, pra së bashku me vërejtjet e gjykatës kushtetues që i bie së Kosovës edhe pas të gjitha turmbulencave ndërkombëtare rreth këtij Asociacioni po i qëndroni për krah Vuçiqit se duhet të marrëvshjen e mundshme me Serbinë. Nëse kjo është e vertëtë, e siç po duket po, atëherë LDK-së po i vie fundi që të rrëzohet edhe nën atë 12% në të cilin e pruni kryetari e tani kryetar nderi Isa Mustafa që e avansuat në vend se të kërkoni përgjegjësi se si e solli LDK në 12%”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat