“Asociacioni është i tmerrshëm, Kosova duhet ta kundërshtojë”

Politika

“Asociacioni është i tmerrshëm, Kosova duhet ta kundërshtojë”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 mars 2023 Në ora: 13:00
Albin Kurti, foto ilustrim

Kosovës po i bëhet thirrje vazhdimisht nga ndërkombëtarët për formimin e Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti siç e quan ai një bosnjëzim të Kosovës nuk e pranon, duke pasur parasyshë edhe faktin që Kushtetuesja e ka hedhur poshtë marrëveshjen e vitit 2015.

Por, nga ana tjetër, shqiptarët e Luginës kanë kërkuar një Asociacion të tillë nëse formohet në Kosovë.

E këtyre kërkesave i është përgjigur vet presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Ai në një deklaratë i ka quajtur “marrëzi” kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët kërkojnë një Asociacion të komunave shqiptare në jug të Serbisë, gjegjësisht reciprocitet në raport me të drejtat që kanë serbët në Kosovë.

“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq.

Mehmeti: Kjo deklaratë është raciste, tipike e një servilit të Millosheviqit dhe Sheshelit

Image
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti në një përgjeigje për “Bota sot” ka thënë se deklarata e Vuçiqit tregon insistimin e tij për formimin e Asociacionit, duke shtuar që Kurti duhet ta përdor për kundërshtuar një gjë të tillë në Kosovë.

“Po të ishte i mirë Asociacioni vet Serbia do e bënte në territorin e saj, dëshmi e mjaftueshme që Kosova ta kundërshtojë duke u nisur nga kjo deklaratë e Vuçiqit. Në fakt kjo deklaratë është raciste, tipike e një servilit të Millosheviqit dhe Sheshelit. Kështu që deklarata në fjalë e Vuçiqit shpejgon më së miri inisistimin e tij për formimin e Asociacionit në Kosovë e që në fakt është enkavizim i saj. Albini duhet ta përdor deklaratën e Vuçiqit për refuzimin e Asociacionit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për ta kundërshtuar një gjë të tillë në Kosovë. Asociacioni është i tmerrshëm, Kosova duhet ta kundërshtojë”, thotë analisti.

Mehazi: Pse mos të kërkojnë shqiptarët e Kosovës Lindore Asociacionin?

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim prë “Bota sot” ka thënë se marrëzi e sëmundje e Vuçiqit është kërkesa e tij për formim të Asociacionit me 80,000 pakicë serbe në Kosovë.

“Nëse për presidentin e Serbisë, Vuçiqin, "marrëzi" është kërkesa e politikanëve shqiptarë të Luginës të cilët kërkojnë Asociacione të logjikshme e të arsyeshme të tre Komunave Shqiptare të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës atëherë lirisht mund të themi se marrëzia e sëmundjes së Vuçiqit për asociacionet serbe në Kosovë është shumë më e madhe me diagnozë shoviniste skizofrenike, nëse marrëzia nacional-shoviniste-egoiste e Vuçiqit kërkon asociacione me 80,000 pakicë serbe në Kosovë pse mos të kërkojnë shqiptarët e Luginës me popullësi të dyfishtë 150,000 banorëshe në Preshevë, Bujanovcë e Medvegjë që denbabaden ka jetuar e jetojnë në trojet e tyre jo vetëm në këtë Luginë shqiptare, por deri në Novi Pazar të Sanxhakut, qytetit të Nishit që tmerësisht serbët e Vuçiqit i përzunë nga trojet e veta stërgjyshore”, thotë ai.

Sipas tij, nëse për Vuçiqin "Kosova është Serbi", atëherë pse mos të pranohet edhe kërkesa e logjikshme e shqiptarëve të cilët janë puro shqiptare se se Lugina, Nishi e Sanxhaku janë zemra, shpirti, gjaku dhe varrezat e Kosovës.

Nëse për marrëzinë çmendurake të Vuçiqit "Kosova është Serbi" pse mos të pranohet edhe marrëzia e logjikshme e politikanëve shqiptarë se Lugina, Sanxhaku e Nishi janë shqiptare, nëse marrëzia serbe thotë se Kosova është zemra e Serbisë, pse mos të pranohet edhe "marrëzitë" puroshqiptare se Lugina, Nishi e Sanxhaku janë Zemra, Shpirti, gjaku dhe varrezat e Kosovës. Bile nuk do ishte keq që politikanët e "marrëzuar" shqiptarë të Luginës asociacionin e tyre ta kishin përhapur edhe në partitë jo serbe hungareze, boshnjake, rumune, bullgare për të krijuar asociacionet e tyre egzekutive nacionale brenda Serbisë!”, përfundon profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat