Afërsia e Kurtit me Haradinajn/ Vjen paralajmërimi: Ky do të jetë koalicioni i ri qeverisës

Politika

Afërsia e Kurtit me Haradinajn/ Vjen paralajmërimi: Ky do të jetë koalicioni i ri qeverisës

Nga: P.R Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:00
Ramush dhe Albin Kurti, foto ilustrim

Përderisa partitë tjera opozitare dolën kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë në Ohër me 18 mars, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj i doli përkrah Kurtit.

Ky ishte një ndryshim i menjëhershëm i Haradinajt, i cili deri pak javësh e sulmonte ashpër kryeministrin Kurti, të cilin e quante mashtrues.

E dje Albin Kurti i ka shkuar edhe në kullën e tij në Gllogjan Ramush Haradinajt, ku të dy u panë shumë të afërt.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti thotë se kjo afërsi e Kurtit me Haradinajn mund të shihet si një sinjal i një koalicioni në të ardhmen mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kurti dhe Haradinaj janë afruar për të ardhmen, jo për të tashmen. Mundësia e koalicionit në të ardhmen është shumë e madhe duke pa në perspektivë nevojën që do e kenë njëra për tjetrën. Vetëvendosje e sheh si gjoker AAK-në në zgjedhjet e ardhshme nëse s’do të arrij e vetme t'i fitojë zgjedhjet. AAK është lodhur pa pushtet, në kërkim të strehës së pushtetit po e mbështet Albinin në këtë moment delikat të bisedimeve me Serbinë”, shprehet Mehmeti.

Siç thotë Mehmeti, koalicioni i ardhshëm pritet të jetë Vetëvendosje-AAK.

“Në këtë kuptim kthimi i favorit duket se do të ndodh pas zgjedhjeve të ardhshme. VV-AAK me shumë gjasa do të jetë koalicioni i ardhshëm, derisa PDK-LDK minimumi edhe për katër vitet pas këtij mandati do të mbesin në opozitë”, deklaron Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se fituese në rast të një koalicioni mes dy partive do të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kurti s’ka pse të ketë kujdes, në një moment edhe Kurtit do i duhet Ramushi, kështu që interesi është i përbashkët, gjithsesi AAK është përfituese më e madhe në rast të koalicionit, që duket se do të ndodh”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat