Eurodeputeti austriak shpreson në njohjen e Kosovës nga Serbia - përmend këtë lëvizje të Vuçiqit

Politika

Eurodeputeti austriak shpreson në njohjen e Kosovës nga Serbia - përmend këtë lëvizje të Vuçiqit

Nga: A.M. Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:57
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Takimet e fundit ndërmjet kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe jo vetëm.

Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHB) kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të sjellë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, ku edhe erdhi plani franko-gjerman.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl për gazetën “Bota sot”, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin evropian.

Krahas kësaj, Mandl komentoi edhe përpjekjet e shtuara të bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje finale.

“Unë e vlerësoj udhëheqjen e pretendimeve të BE-së në koordinimin e kësaj. E vlerësova planin që u quajt jo-formalisht propozimi franko-gjerman. Mendoj se rolet e Borrell-it, Vahelyi-t dhe Lajçak-ut janë goxha të vështira, sepse Vuçiç ka hezituar të kontribuojë në ndonjë përparim. Vetë Vuçiq pretendoi publikisht se do të lëvizte për shkak të presionit të BE-së. Kjo është prova më e mirë se BE-ja mund të bëjë një ndryshim për më mirë për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi eurodeputeti austriak.

Gjithashtu, ai shpreson në njohjen e Kosovës nga shteti serb, pasi me ketë gjë gjërat mund të “bien në vendin e duhur”.

“Shpresoj thellë në njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo do t'i hapë rrugë gjithë rajonit për një të ardhme më të mirë. Sepse atëherë gjërat mund të bien në vendin e duhur - si njohja e pesë mosnjohësve që ka kohë që ka vonuar, si anëtarësimi i Republikës së Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare e shumë më tepër”, theksoi Lukas Mandl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat