Eksperti i sigurisë flet për një luftë të mundshme – ja çfarë e paralajmëron Kosovën!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për një luftë të mundshme – ja çfarë e paralajmëron Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:06
Hajrullah Tërnava

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon edhe këto ditë.

Një tension po vrehët edhe në Ballkan, ani pse nuk ka ndonjë lëvizje për të eskaluar situata.

Mirëpo një mundësi të tillë e ka parë së fundmi analisti Sadri Ramabaja.

Ai tha që nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit, atëherë në Ballkan do të ketë luftë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperi i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se mosdstancimi i Serbisë nga Rusia na lë të kuptojmë që të dy shtetet janë bashkë.

Situata politike sikur që po zhvillohet në Ballkan, e pranë luftës që është duke u zhvilluar nga Rusia ndaj Ukrainës, edhe ky fakt është një nxitës që mundet edhe me u zgjerua lufta edhe në shtete tjera të Ballkanit. Duke e ditur këtë situatë, tani faktori ndërkombëtar i shteteve demokratike në krye me Amerikën po insiston dhe kërkon nga Serbia që ajo të distancohet nga përkrahja e Rusisë dhe si shtetet tjera që i kane vë sanksione Rusisë edhe kjo të veprojë njejtë edhe ajo.

Para disa ditëve edhe vet Putini u deklarua se së shpejti pas Ukrainës “do të merret me Kosovën”, por të gjitha gjasat janë se lufta ndaj Ukraines, Rusisë do t’i kushtojë shumë, dhe Rusia si fuqi botërore të gjitha gjasat janë se nuk do të ekzistoj më, prandaj Serbia duhet ta zgjedhë rrugën e saj dhe të iu bashkëngjitet shteteve demokratike dhe prespektiven e saj ta mbështet me shtetet e NATO-s”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë përmend marrëveshjet e mëhershme që kanë qenë të dëmshme për vendin duke shtuar që një luftë mund të bëhet nëse nuk jetësohet marrëveshja e Ohrit.

E thëna e Ramabajës se “Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternative, ose të respektohet dhe të zbatohet ose Ballkani rrëshqet drejt luftës” e ka kuptimin e saj sepse marrëveshjet e arritura mes dy popujve duhet të jetësohen, dhe mosmarrëveshjet e pakufijshme nuk janë produktive sikur që ka pasur në të kaluarën edhe lufta botërore dhe të gjitha ato shtete shkaktare të atyre luftërave koha i ka pajtua. Serbia e ka provojen e saj në luftë me Kosovën në vitin 1999 ku u bombardua nga forcat e NATO-s. Marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës të vitit 2013 si dhe të 2015 tani po na sjellin situata të pa-lakmueshme. Andaj marrëveshjet që duhen të nënshkruhen munden edhe të prolongohen për javë e muaj dhe të nënshkruhen kur është analizuar mirë dokumenti, dhe nëse është pozitive ajo marrëveshje mund të nënshkruhet nga përfaqësuesi i shtetit sikur në këtë rast Kryeministri, apo nëse ka anë negative nuk i nënshkruan”, shpjegon ai.

Ndër të tjera, ai shton që është koha që konfliktet në Ballkan të përfundojnë dhe popujt e këtyre pjesëve të Ballkanit të demokratizohen si kusht që i pret për tu anëtarësuar në shtetet e BE.

“Tani kur Kosova është në situatë të tillë që nga faktori ndërkombëtar që po i ndërmjetësojnë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, që ndërkombëtarët me këmbëngulje po kërkojnë nga Kosova që t’i jetësoj ato marrëveshjet e arritura me Serbinë. Çdo marrëveshje e nënshkruar nga dy palët duhen të jetësohen, vetëm kështu llogariten marrëveshjet e arritura mes shteteve. Prandaj, tani është koha që konfliktet në Ballkan të përfundojnë dhe popujt e këtyre pjesëve të Ballkanit të demokratizohen si kusht që i pret për tu anëtarësuar në shtetet e BE”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat