Thirrja urgjente për Kosovën: “Lista Serbe të shpallet organizatë kriminale, është organizatore e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”

Politika

Thirrja urgjente për Kosovën: “Lista Serbe të shpallet organizatë kriminale, është organizatore e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”

Nga: N. Shaqiri Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:06
Naim Miftari

Një thirrje urgjente ka ardhë për institucionet e Qeverisë së Kosovës, nga ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai po kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste në Kosovë.

Kështu ka deklaruar Miftari, i cili shton se Lista Serbe është nxitëse dhe organizatore e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

"Lista Serbe e krimeve. Është qasti i fundit që Kosova zyrtarisht ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, nxitëse dhe organizatore e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe dhunimit përmes shërbimit sekret serb BIA-a në kufirin Kosovë-Serbi të politikanëve demokrat serb që mendojnë ndryshe si z. Nikola Saduloviç, Nenad Rashiç, Rada Trajkoviç.., Lista Serbe nuk përfaqëson fare interesin e qytetarëve të barabartë serb të Kosovës dhe pa kurrfar dyshimi është dorë e zgjatur krimit të organizuar, Kontrabandës, e drogës, trafikimit të emigrantëve, vrasjeve.. lodër e pushtetit diktatorial të Aleksandër Vuçiqit dhe Andrea Vuçiqit, Radojçiqit, Veselinoviçit...", shton ai.

Sipas tij, Lista Serbe është dorë e zgjatur e Beogradit.

“Ndalone Listën Serbe, e ndalni Beogradin! Shurja dhe ndjekja me ligj e sistemeve paralele të shtetit serb në Kosovë, dhe shpallja si organizatë kriminale terroriste e Listës Serbe dorë e zgjatur e Beogradit, janë dy hapat që shteti i Kosovës duhet t’i merr nëse do ta kemi sovranitetin e plotë në shtetin tonë!”, thotë Miftari për gazetën Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat