Analisti tregon “prapavijën” e vizitës së ambasadorit amerikan Hill në Luginë, ja “mesazhi”

Politika

Analisti tregon “prapavijën” e vizitës së ambasadorit amerikan Hill në Luginë, ja “mesazhi”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 31 mars 2023 Në ora: 18:02
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, të martën dhe të mërkurën ka vizituar Luginën e Preshevës, me ç’rast ka deklaruar se “do të mendoj dhe shoh se çfarë mund të jem i dobishëm të bëj”.

Një ditë më parë Hill ishte shprehur tejet haptazi se çështja e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës “është çështje ekskluzive e shtetit të Serbisë” dhe se si çështje e tillë nuk është e përfshirë në Dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve.

“Patëm diskutime të hollësishme me kryetarin [e Preshevës, Shqiprim Arifin] dhe më njoftoi në hollësi rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë”, u shpreh Hill.

“Kthehem në Beograd dhe do të mendoj e shoh se për çfarë mund të jem i dobishëm të bëj. Por, është shumë me rëndësi që njerëzit ta kenë të qartë atë se çfarë thonë e çfarë kërkojnë”, theksoi ambasadori amerikan.

Analisti politik, Muhamet Kelmendi, thotë se vizita e ambasadorit Hill ishte për të treguar tek Qeveria serbe se në raportet Vashington- Beograd nuk është pengesë minoriteti shqiptar në Luginë.

“Z. Christopher Hill, edhe njerëzit në Luginën e Preshevës janë njerëz, e jo kafshë! Në vizitën që Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, z. Hill, që i bëri Bujanovcit, më 27 mars 22, si Komunë me shumicë shqiptare, doli se në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjë, nuk jetojnë njerëzit, por qenie krejtësisht jo njerëzore. Për popullsinë shqiptare në këto tri komuna fare nuk shprehi mendim. Në kundërshtim me Raportin zyrtar të SHBA-së për diskriminale të rëndë shqiptarëve në Luginë nga Serbia, z. Hill nuk u ndal në çështjet diskriminuese të popullit shqiptar në këto anë të pushtuara dhe nuk ofroi as edhe një zgjidhje. Vizita e z. Hill ishte për të treguar tek Qeveria serbe se në raportet Ëashington- Beograd nuk është pengesë minoriteti shqiptar në Luginë.”, deklaron Kelmendi.

Sipas tij, ambasadori amerikan e dinë se janë bandat serbe që sulmuan organet e shtetit, bënë bllokime të rrugëve dhe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës.

“Për z. Hill problem u shfaqe vetëm çështja e minoritetit kriminal serb në Kosovë. Për këtë ka Asociacion. Për shqiptarë e Luginë nuk ka. Reciprociteti u mohua kategorikisht. Edhe në Bujanovc u mbrojtë në emër gjoja të drejtave krimi në veri të Kosovës. Z. Hill e dinë se janë bandat serbe që sulmuan organet e shtetit, bënë bllokime të rrugëve dhe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Zyrtarisht dihet se Serbia është organizatore dhe ka dërguar brenda në Kosovë banda të armatosura serbe. Për këtë minoritet u shpreh interesi nga z. Hill edhe në Bujanovc. Ndërsa, minoriteti shqiptar nuk u morë fare në diskutim”, pohon Kelmendi.

Sipas tij, është mirë të kuptohet pozita e shqiptarëve në Serbi.

“Ai nuk u paraqitë si minoritet dhe në mënyrë të qartë u la anash. Minoriteti shqiptar në Luginë për z. Hill nuk ekziston si çështje e pazgjidhur. Edhe në pyetje të gazetarit: “Pse nuk ka reciprocitet dhe a është i mendimit për Asociacion në Luginë sikundër ishin dy kongresmenët që kërkuan edhe për shqiptarët e Luginën së Preshevës një Asociacion”. Z. Hill u shpreh: Nuk kemi fare reciprocitet në raportet Kosovë-Serbi. Plani i marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit është vetëm për këto dy shtete(…). Asociacion është vetëm për komunitetin serb në Kosovë (…). Kongresmentët i kanë mendimet e veta dhe unë respektojë çdo mendim të kongresmeneve”! Më qartë nuk ka ku shkon. Është shumë e rëndë një mendimi i tillë i shprehur, edhe përkundër qëndrimit zyrtar të SHBA-së, se shqiptarët në Luginë janë të diskriminuar. Mirë është të kuptohet pozita e kësaj pjesë të shqiptarëve. Kjo, për faktin se angazhohet ajo pjesë e popullit, më fortë dhe me vetëdije të qarte. Edhe Tirana dhe Prishtina duhet domesdo të angazhohen. Nuk është e drejtë që as z. Rama dhe as z. Kurti mos të kërkojnë reciprocitet me Serbisë.. Ata nuk duhet të ndalen në realizimin e të drejtave shoqërore dhe nacionale të minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Kjo është e drejtë legjitime”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat