Paralajmërimi: Skenar për rrëzimin e Albin Kurtit përmes Vjosa Osmanit

Politika

Paralajmërimi: Skenar për rrëzimin e Albin Kurtit përmes Vjosa Osmanit

Nga: P.R Më: 31 mars 2023 Në ora: 22:16
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kohëve të fundit, në media është raportuar për mundësinë e rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Shkak për këtë, mund të jetë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të ish-deputetëve Veton Berisha dhe Albert Kinolli, të cilët në prill të viti 2021 kishin dorëzuar ankesë në lidhje me dyshimet për orkestrimin e votimit nga ana e partisë rome “Romani Iniciativa”, në vendbanimet me shumicë serbe.

Por këto raportime po i quan vetëm propagandë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Momentalisht të gjitha këto janë në kuadër të propagandës, të dëshirave dhe ëndrrave të kundërshtarëve politikë të Vjosës dhe Albinit”, thotë analisti Mehmeti.

Por sipas tij nuk mund të injorohet skenari për tentimin e rrëzimit të Albin Kurtit përmes Vjosa Osmanit.

“Megjithatë, nuk mund të injorohet skenari për rrëzimin e qeverisë përmes presidentes. Kështu që, skenarët e nëntokës të nxitur edhe nga qarqet e ndryshme nga Beogradi, punojnë ditë e natë. Në këtë kuptim, qëndrueshmëria e qeverisë ndaj Beogradit ka ndezur të gjithë elementet nga Beogradi për të rrëzuar qeverinë”, shprehet Mehmeti.

Për fund, Mehmeti ka komentuar edhe përfoljen e Ramush Haradinajt për postin e presidentit të vendit.

“Haradinaj përflitet nga afërsia me Kurtin, kjo s’do të thotë se realisht mund të ndodhë. Edhe kjo nuk përjashtohet, por edhe asgjë s’mund të hudhet poshtë, por besoj se para Vjosës në çdo rrethanë Ramushi dhe kushdo është i humbur”, përfundon për “Bota sot, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat