Pas takimit të Vuçiqit me Listën Serbe, alarmon Kelmendi: Po planifikohen veprime terroriste – BE dhe Amerika të veprojnë menjëherë!

Politika

Pas takimit të Vuçiqit me Listën Serbe, alarmon Kelmendi: Po planifikohen veprime terroriste – BE dhe Amerika të veprojnë menjëherë!

Nga: A.M. Më: 8 prill 2023 Në ora: 09:41
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Gjatë ditë së djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, së bashku me të drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, pritën në “Pallatin e Serbisë” kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, dhe zyrtarët të tjerë të kësaj partie, shkruan Novosti.

Në këtë takim, i cili u mbajt vetëm 16 ditë para datës së zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës, Vuçiq ka deklaruar se me deklaratë publike e me hollësi do të dal tek javën e ardhshme.

Ai ka njoftuar se do të mbajë një fjalim të enjten ose të premten tjetër, duke e vënë theksin te gjendja e sigurisë, që sipas tij është e vështirë.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këtë takim të presidentit serb me Listën Serbe.

Fillimisht, ai u shpreh se ky takim vetëm vërteton faktin se Serbia nuk ka hequr dorë ende nga Kosova, duke theksuar tri pikësynime kyçe të Vuçiqit.

Image
Profesori Muhamet Kelmend

“Në kuadër të veprimeve neo-shoveniste serbe është padyshim edhe ky takim i kriminelit të luftës Vuçiq me Listën Serbe.

Plani i shtetit serb është shkëputja e kësaj pjese nga Kosova dhe aneksimi nga Serbia.

Krimineli i luftës, A. Vuçiq ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksimin e veriut.

Nga ky pikësynim nuk ka hequr dorë Serbia, në veprim janë disa qëllime:

1 Dështimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës,

2. Përgatitja e masave për ndarjen e kësaj pjese nga Kosova ose

3. Organizimi me presion kriminal në veri të Kosovës”, deklaroi profesori.

Sipas Kelmendit, ky plan nuk mund të arrihet pa veprime kriminale, ku ndër të tjera paralajmëroi se në veri të Kosovës mund të realizohen aksione kriminale e terroriste, të bllokohen rrugët, të sulmohen policët, etj.

“Të tri këto qëllime pa veprime kriminale të armatosura nuk mund të realizohen.

Kësisoj mund të priten përsëri bllokime të rrugëve, sulme kriminale me armë ndaj forcave të rendit dhe aksione tjera kriminale dhe terroriste të armatosura, me qëllim që në këtë anë të Kosovës të krijohet një gjendje lufte mos edhe luftë.

Nga shteti kriminal serb mund të pritet çdo veprim terrorist. Sidomos tash kur nga BE dhe nga Uashingtoni e ka një përkrahje mjaftë domethënëse.

Përkëdhelja e Beogradit nga BE dhe Uashingtoni i ka dhënë kurajo dhe forcë shtetit serb. Kjo, shihet nga veprimet kriminale në veri të Republikës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori kritikoi ashpër Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për mos ndëshkimin e shtetit serb, pas një varg kërcënimeve dhe provokimeve ndaj Kosovës.

Nisur nga kjo, ai tha se në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk reagon me kohë mund të bëhet vonë më pas.

“Askund në botë nuk tolerohen aksione të tilla kriminale dhe terroriste si në Kosovë që po kryhen nga kriminelët serbë të udhëhequr nga Beogradi.

Sulmohen organet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar heshtë!

Bllokohen rrugët përsëri heshtin Brukseli dhe Uashingtoni!

Vriten policët e Republikës nga shteti serb dhe nuk akuzohet shteti serb!

Dërgohen nga Beogradi banda të Vrangelit në veri të Kosovës dhe përsëri nga BE dhe nga Uashingtoni nuk akuzohet shteti serb!

Në gjuhën e Brukselit barazohet rendi kushtetuese i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe!

Kjo nuk i zgjidhë problemet me shtetin neofashist serb, kështu thellohen konfliktet dhe priten aksione edhe më të rënda.

Këtë duhet ta ndalojë BE dhe SHBA-të. Dikur mund të bëhet vonë”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat