Situata në veri dhe zgjedhjet, analisti tregon qëllimin e Serbisë, ja kush “fshihet” pas sulmeve

Politika

Situata në veri dhe zgjedhjet, analisti tregon qëllimin e Serbisë, ja kush “fshihet” pas sulmeve

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 prill 2023 Në ora: 08:36
Policia

Zgjedhjet në komunat në veri- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë ende në pikëpyetje nëse do të mbahen kjo pas situatës së krijuar atje.

Fillimisht djegia e veturave, tani plagosja e një serbi dhe protestat për të, janë shkaktarët që vendosin në pikëpyetje zgjedhjet dhe mundësinë e tensionimit të situatës në atë pjesë të Kosovës.

Kjo situatë e krijuar vjen pas pranimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve, marrëveshje kjo e pranuar nga të dyja palët.

Analisti politik, Halil Geci, në një prononcim për “Bota sot” thotë se nëse shtyhen zgjedhjet, atëherë i shtyn Amerika.

Sipas tij, Serbia kërkon territore, prandaj edhe nuk do zgjedhje, as marrëveshje, por e do Trepçën me Ujmanin dhe veriun.

“Zgjedhjet i shtyn Amerika KQZ-ja dhe institucionet tona që nga marrëveshje o Ohrit nuk kanë më përgjegjësi KQZ-ja dhe institucionet e Kosovës, e kanë përfunduar punën e tyre me miratimin e marrëveshjes, në Ohër, ky moment e ka rreshtuar Kosovës për krah Amerikës dhe BE-s. Kosova e ka përfunduar përgjegjesinë dhe nuk ka punë më me Serbinë, mos respektimi i marrëveshjes dhe mos pjesëmarrja në zgjedhje në veri bie mbi Serbinë e cila dihet botërisht se është e reshtuar me Wagnerin rus të Putinit.

Sipas mendimit tim nuk ka rëndësi a merr pjesë Lista Serbe e Beogradit apo jo, institucionet relevante duhet t’ua mundësojnë qytetarëve të asaj ane të votojnë të duhurit e tyre, duhet që edhe një here ta dinë ndërkombëtarët se Kosova po jep mundësinë e stabilizimit, por Serbia është ajo që po kërkon territore, prandaj edhe nuk do zgjedhje as marrëveshje, por e do Trepçën me Ujmanin dhe Veriun”, shprehet Geci.

Image
Halil Geci

Policia e Kosovës në atë pjesë, sipas Gecit, po bën mrekulli, kjo pasi ka luftuar bandat kriminale dhe laboratorët e drogës.

“Policia e Kosovës ka bërë mrekulli në atë pjesë, ku deri më dje ajo pjesë ishte në dorën e Beogradit dhe kufiri ishte te ura e Ibrit, sot policia e Kosovës e kanë dërguar kufirin në Jarine, dhe kanë ndërtuar infrastrukturë të mjaftueshme dhe stacione policore, ku më parë nuk kishte, kanë shkatërruar bandat kriminale dhe laboratore droge, i kanë ndaluar rrugët dytësore duke ua ndërprerë kontrabandën dhe krimin për 22 vjet të institucioneve paraprake Hashimiste të PDK-s dhe LDK-s i, e që këto dy parti i kanë mbajtur gjallë kriminelët dhe bandat që i terrorizonin qytetarët tonë. Jo Kosova nuk po dështon, po dështon Serbia e cila po kërkon që 22 vjet territore dhe konflikt, ashtu siç po kërkon shkëputje Serpska Republika dhe Dodaku i Bosnjës. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i thotë stop një herë e mirë Serbisë, dhe ta ndalojë ndikimin rus në Kosovë, gjithashtu zgjedhjet e fundit në Mali të Zi dhe fitorja e Serbisë është rrezik i kthimit të çregjistruarve në Mal të Zi”, pohon Geci.

Ai shton se përgjegjësia e gjitha mbetet mbi Vuçiqin dhe Beogradin.

“Natyrisht se mund të ketë gisht Lista Serbe, kjo Listë nuk është e Kosovës, por e Hashimit, Vuçiçit dhe Beogradit, po e përsëris se Kosova e ka larguar përgjegjesinë, topi është te Amerika dhe Evropa, Kosova është komodë, nëse ai komunitet del në zgjedhje bëhet mirë, nëse nuk dalin në zgjedhje edhe më mire”, përfundon Geci.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës. Dorëheqje kanë dhënë edhe serbët e punësuar në gjyqësor, administratë, polici dhe dogana të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat