Mori përgjigje nga Presidenti Biden, flet Shala: Vuçiqi në Rashkë bëri thirrje për luftë, SHBA dhe Evropa të merren me Serbinë

Politika

Mori përgjigje nga Presidenti Biden, flet Shala: Vuçiqi në Rashkë bëri thirrje për luftë, SHBA dhe Evropa të merren me Serbinë

M.Lakna Nga M.Lakna Më 17 prill 2023 Në ora: 21:39
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Hafiz Shala, ditë më parë njoftoi se ka pranuar një letër-përgjigje nga Presidenti Joe Biden.

Fillimisht z. Hafiz Shala i kishte shkruar Presidentit Biden duke i shprehur shqetësimin e tij lidhur me politikat e diplomacisë së SHBA-së në raport me dialogun Kosovë Serbi.

Kështu, në letrën që Presidenti Biden ia ka dërguar veprimtarit shqiptar thuhet se SHBA do të qëndrojë gjithmonë me miqtë e saj në mbarë botën dhe me ata që janë të përkushtuar të jenë një themel i fortë i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Image
Hafiz Shala

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Shala ka thënë se është një nder dhe mirënjohje për të, që Presidenti i një superfuqie botërore t’i kthejë përgjigje, duke e konsideruar brengosjen e tij rreth dialogut Kosovë -Serbi, në rend të parë, sepse, sipas tij, po tentohej që të barazohej viktima me agresorin.

“Fatkeqësisht, agresori po tolerohet, përkëdhelet, deri te, qoftë edhe amnistimi, apo, prolongimi i aktualizimit të theksimit ndaj gjenocidit të ushtruar mbi popullit shqiptar të Dardanisë. Në të vërtetë, nuk jam i befasuar me përgjigjen aq të shpejt sepse, me një veprimtari lobiste për gati 33 vite si anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, me të cilin kemi pasur takime e kontakte të shumta prandaj, ky President është ndër të rrallët me zemër të demokratit të vërtetë, i cili shumë seriozisht i merr brengosjet, posaçërisht kur janë ne pyetje shqiptarët i cili gjatë gjithë periudhës sa ishte Senator për 36 vite e posaçërisht 16 vite në krye të Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme, më se i mirëseardhur në momentet më kritike për Dardaninë”, shprehet ai.

Për z. Hafiz Shala, këmbëngulja e Vuçiqit që, serbet e veriut mos të “terrorizohen” nga pushteti i Prishtinës siç thotë ai, nënkupton se, duhet toleruar, terroristët, kriminelet, profiterët, trafikantet, bile, këta të fundit, duke përfshirë edhe shqiptarë, pra, ligji dhe Kushtetuta mos të vlejë për këta.

“Ky lloj tolerimi dhe mbyllje syve ndaj këtyre dukurive, vije, kryesisht nga Evropa e cila, prej vitit 2018 kur Dardania i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, më në fund kjo sagë e stërzgjatur, do të ketë epilog pozitiv.

Dhe, kjo, kryesisht nga Evropa, respektivisht nga ndërmjetësuesit Lajçak dhe Borrel, të cilët vijnë nga dy shtete mosnjohëse ndaj Dardanisë, ky i fundit, i ngarkuar me politikën e jashtme evropiane.

Presioni i paparë i ushtruar edhe nën kërcënime, metodë antidemokratike, kur janë në pyetje, udhëheqësit e zgjedhur legjitim nga shumica e popullatës mbi 50% si kurrë më parë, e, dorën në zëmër ma përkujtoj zotin Richard Grenel i cili, organizojë puç ndaj Qeverisë Kurti I, duke e rrëzuar atë në vlugun e përballues më pandeminë, covid 19 ku, ku vdekjet ditore merrnin kahje alarmante. Ndodhi mrekullia, popullata si kurrë më, në mënyre demokratike, e rizgjodhi po të njëjtën qeveri por, me bindje me të madhe, sepse ajo metodë të cilën e përdori Grenel, mund ta përdorte vetëm një diktator i përmasave të Vladimir Putinit”, thotë publicisti.

Ai shton se këto brenga e kanë shtyrë që t’i drejtohet Presidentit Biden duke e informuar se, një sjellje e tillë nuk i përket demokracisë amerikane.

“Duke i parë rrjedhat jo normale dhe asimetrike rreth bisedimeve Dardani-Serbi, në favor të kësaj të fundit, SHBA-t, për herë të parë në mënyrën kaq serioze dhe përkushtim, iu qasen dialogut që u vërejt me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshjen e Ohrit, Kryeministri Kurti menjëherë u deklarua se është e pranueshme për Dardaninë dhe ishte i gatshëm që ta nënshkruajë menjëherë, përderisa Vuçiqi donte të diktonte prioritetet e tij duke i vërë ato si më prioritare, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe, nuk e nënshkroi.

Pra, kjo marrëveshje u cilësua si e pranuar prandaj, mbetej vetëm të diskutohet mënyra e zbatimit. Marrëveshje e cilësuar si “Merre ose leje”, kjo, për Dardaninë po duket si, “vetëm merre” ndërsa për Vuqiqin “merre ose leje”. Nga kjo gjendje, u ngritën dyshimet se, Vuqiqi përsëri do të vë kushte dhe në ketë mënyrë ta bllokojë marrëveshjen, të tensionojë situatën në veri, t’i mobilizojë strukturat terroriste e kriminale ne veri dhe, pjesën veriore ta mbaj të pa kontrolluar nga Republika e Dardanisë, por te mbetet në duar të ndërkombëtarëve dhe kështu sa ma shumë të zgjatë kohë”, u shpreh ai.

Shala komentoi edhe takimin e Vuçiqit me me serbët e Kosovës në Rashkë.

Ky takim me prezencën e shërbimeve të tij inteligjente, komandave ushtarake, grupeve kriminale, me prezencën edhe të atyre të shpallur nongrata nga SHBA-t të cilët janë gjithmonë afër Vuqiqit, praktikisht ishte thirrje për mobilizim, thirrje për luftë sepse, siç deklaroi ai, Vuçiqi, derisa të jetë ai president, Dardania( Kosova) do të jetë pjesë e Serbisë.

Zoti President, duke iu falënderuar për kujdesin tuaj, besojë se, do të më mirëkuptoni, por, këtë duhet ta ndjejnë edhe përfaqësuesit e Departamenti të Shtetit, të cilët, nganjëherë po harrojnë se, nuk janë të zgjedhurit e popullit, por të nominuar”, shton publicisti.

“Duke u nisur nga kjo dhe të hidhurat qe i kemi përjetuar lidhur me Departamentin e Shtetit, unë, letrën që ia dërgova Presidentit Biden, në takimin e fundit me Senatorin Bob Menendez, ia dhashë edhe atij si Kryetar i Komitetit për Politikë te Jashtme, duke ia bërë me dije se të njëjtën ia kam dërguar më parë Presidentit.

Për qëllim e kisha që t’i ndalet turri zotit Escobar se e pat marrë bukur si me hygjym por, ja që, megjithatë dikush i foli sa po duket në vesh dhe filloj ta zbus tonin”, potencon ai.

Shala rikujton se Serbia si shkaktare e dy Luftërave Botërore e para dhe e dyta, nuk do të hezitojë që për interesa ekspansioniste, të mësuara që nga vitet 1844 e deri sot, për hir të veriut dhe pasurisë nëntokësore e mbi tokësore, Trepça e Ujmani, t’i krijojë iluzione vetit se, ëndrrën e tij të ngulitur edhe ne kokat e nacional shovenistëve, “do ta realizojë”.

“Duhet thënë miqve tanë, në rëndë të parë mikut tonë të sinqertë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës me në krye mikun tonë, Presidentin Biden se, populli Dardanisë me asnjë çmim nuk do të lejojë që veriu i Mitrovicë të bëhet territor i Serbisë. Kjo është finalja se deri ku mund të shkohet me koncesione. Asnjë minoritet në botë, nuk i gëzon të drejtat si pakicë me 3% të cilës, iu ka mundësuar qe të bllokojë më veton vendimet me interes nacional”, nënvizoi Shala.

Tutje, ai tha se me këtë mentalitet, ku viktima trajtohet si agresor e agresori si viktimë, marrëdhënie normale Kosovë-Serbi, kurrë nuk do të ketë.

“Presidenti Biden, e di se kemi bërë lëshime aq të mëdha të cilësuara si diskriminim pozitiv, duke e aprovuar një Kushtetutë të stërholluar, duke e shndërruar shtetin nacional në atë multinacional, duke pranuar flamur i cili nuk mbanë simbolet kombëtare, duke e mos pranuar atë të Dr. Ibrahim Rugovës, flamurin e Dardanisë, duke e mos pranuar Himnin i cili nuk është kombëtar përpos një fishkëllime qesharake, sikur t’u drejtohesh deleve.

Dhe, pas gjithë kësaj, viktima duhet të lëshojë pe e Serbia e Vuçiqit e cila nuk i pranon krimet por tallët me to si me atë të Reçakut, kur me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, kur bëhen homazhe pran tyre, nuk e gjen mundësinë e gatishmërinë për të kërkuar falje. Më ketë mentalitet, marrëdhënie normale Dardani-Serbi, kurrë nuk do të ketë”, potencoi ai.

Publicisti Shala, konsideron se situata gjeopolitike e detyroi Perëndimin që të konsolidohen dhe të bashkohen për herë të parë kundër të keqës e quajtur Rusi në krye me diktatorin dhe krimineli Vladimir Putin i cili, aktualisht po ushtron gjenocid ndaj popullatës ukrainase me metoda shkatërruese ndaj popullatës civile, ashtu sikur Millosheviqi ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

“Është një e mirë ku, pothuajse Evropa dhe Amerika janë unike rreth situatës gjeopolitiko-ushtarake, duke e marrë parasysh angazhimin maksimal të SHBA-ve si fuqi prijëse dhe esenciale në kuadër të NATO-s, që po thuajse barrën kryesore në luftën Rusi-Ukrainë, është duke e bartë barrën mbi supet e veta qoftë, financiare, ushtarake e strategjike e inteligjente.

Duke u nisur nga rreziku se çka po planifikon Putini rreth Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë ndaj Dardanisë duke inkurajuar Serbinë aleate e Rusisë qe, përmes rastit të Dardanisë, të përfitoj me rastin e okupimit të Osetisë dhe Abkazisë dhe pjesëve tjera, duke tentuar qe Ukrainën ta sjellë në tavolinën e bisedimeve me qellim qe ta pranojë okupimin e këtyre territoreve, me gatishmërinë që, po qe ndodhe një sukses i tij në ketë rast, ndoshta, edhe ta njoh Dardaninë dhe Serbinë ta lë me gishta në gojë, qe e tregon se, marrëdhëniet Rusi-Serbi, nuk janë të sinqerta përpos interesave të tyre”, potencon ai.

Këto sipas tij, janë relacionet Rusi-Serbi, që bazohen vetëm në interes të Rusisë, nëse ia arrin këtij qëllimi.

“Përndryshe, Putini përmes Serbisë dhe disa aleatëve tjerë, e do një krizë të re në Evropë. SHBA-t, duke udhëzuar Qeverinë e Dardanisë, evitojë eskalimin në disa raste sipas scenarios të përgatitur duke pritur qe shteti i Dardanisë, në tentim që ta shtrijë autoritetin në tërë territorin me të drejtë, udhëheqësit shtetërorë, i dolën në ndihmë SHBA-ve, duke iu bashkangjitur dhe duke e lenë qe, edhe Evropa e edhe SHBA-t të merren më Serbinë e jo Dardaninë. Ky është kontributi i qëlluar dhe i nevojshëm në ketë situatë qe i duhej SHBA-ve. Tani, Dardania është nën garancionin e SHBA-ve, që u deklaruan publikisht, prandaj, çdo veprim i Qeverisë në të ardhmen duhet të jetë në koordinim të plotë me SHBA, sepse, tani, kur jesh nën garancion- dorëzan të SHBA-ve, e ke obligim që mos të veprosh krye në vete”, .

Shala thekson se, SHBA asnjëherë më parë nuk kanë qenë të angazhuar kaq seriozisht rreth përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë - Serbi, me njohje reciproke sipas planit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos e lejuar qe Serbia të vë kushte dhe prioritete.

“Tani, do të thosha se, topi është të Evropa në rendë të parë por, dhe të SHBA-t, për ta disiplinua Vuqiqin. Prandaj, Qeveria si deri më tani, duhet të bashkëpunojë ekskluzivisht në bashkëpunim me Amerikën, gjithnjë duke e pasur parasysh se, Serbia, nuk iu përmbahet Marrëveshjeve më qëllimin kryesor që mos të kryej punë gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden”, nënvizoi ai.

Shala u shpreh se Serbia, është duke bërë lobim të jashtëzakonshëm këtyre ditvë dhe atë përmes organeve shtetërore.

Serbia, nuk ka Lob të regjistruar sikur Lobi ynë-Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e udhëhequr nga DioGuardi, zonja Shirley DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv të cilit i takojë edhe unë me anëtarët tjerë të këtij Bordi për një periudhe mbi tri dekada.

Duket si paradoksale se gjatë këtyre ditëve e vëreni se SHBA-t iu janë afrua shumë Serbisë, që, deri diku duhet të kuptohet në një periudhe afatgjatë, gjithnjë duke tentuar qe të krijohet një stabilitet i shumë nevojshëm në këto rrethana, po thuajse gati shpërthyes, të nxitura nga Serbia, përmes grupeve terroriste, kriminale të dirigjuara dhe të sponziruara nga vetë ajo.

Për një moment, mund të kuptohet se Vuqiq e bënë, nën një, për hir të pushtetit, nën dy, për të kamufluar premtimet e dhëna ani pse se edhe ai e di se, tentim sulmi ndaj Dardanisë do të ishte, humbje fatale prandaj, Serbia, po tenton që përmes këtyre grupeve, ta pamundësojë që Dardania ta ushtrojë sovranitetin, duke inkurajuar serbet se, ky është ai i “cili nuk e dorëzon Kosovën”, theksoi ai.

Sipas publicistit Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, është parakusht i paqes dhe Stabilitetit, përndryshe do të pësojnë fiasko Evropë dhe Amerikë karshi Putinit i cili, sipas informatave dhe vlerësimeve inteligjente do të dështojë.

“Prandaj, unë do të thosha se, me gjithë lëshimet e dhimbeshe që do t’i përcjellin palët, më shumë në kurrizin e Dardanisë për hir të politikave dhe vendimeve të gabuara të ish pushtetarëve të cilët, çështjet e brendshme, i kanë shndërruar në Marrëveshje Ndërkombëtare dhe, tani kjo Qeveri, me gjithë angazhimin për të shpëtuar atë qe është e mundur, megjithatë, do t’i ndjehen pasojat”, u shpreh ai.

Për publicistin, Vuçiqi, absolutisht nuk ka të drejt të kërkojë këtë përveç një lloj forme e shantazhimit derisa të mundet dhe kjo duhet t’i pamundësohet.

Sepse, ata, së pari duhet të kthehen në institucione pasi u vet-larguan, të regjistrohen dhe t’i përpilojnë listat e kandidatëve për zgjedhje dhe, kur këto të përfundojnë, Komisioni i caktuar për themelimin e një draft-propozimi për një lloj forme të organizimit si obligim ndërkombëtar, të zhvillohen diskutime bashkë me serbet dhe të vihet deri të një zgjedhje.

Asociacioni me kompetenca ekzekutive, assesi nuk vjen në konsiderim, këtë ua kanë bërë të qartë edhe SHBA-t, sepse, nëse iu kujtohet se para se Gabriel Escobar, ndihmëszëvëndës Sekretar i Shtetit të caktohet për bisedimet Dardani-Serbi, është mbajtur dëgjim( hiring) ku ishte prezent edhe Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, i cili, duke iu referuar vërejtjeve tona që i kishte dëgjuar gjatë takimin qe Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, i shtroi pyetje direkte zotit Escobar se, a do të lejonte një Republikë serbe, ai, u përgjigj negativisht, sepse ka pasur njohuri rreth reagimit tonë duke e informuar se Asociacioni me kompetenca ekzekutive, do të thotë në aspektin vertikal, pushtet i tretë, ku Senatori Menendez kategorikisht e ka kundërshtuar”, ka theksuar ai./vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat