UNMIK-u në “lojë”?- Serbia me skenar për pengimin e shtrirjes së sovranitetit dhe zgjedhjeve në veri

Politika

UNMIK-u në “lojë”?- Serbia me skenar për pengimin e shtrirjes së sovranitetit dhe zgjedhjeve në veri

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 18 prill 2023 Në ora: 08:09
Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet lokale në veri.

Por, a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve atje?

Deri më tani Policia nuk ka dalë me një plan konkret për mbarvajtjen e zgjedhjeve, derisa kërcënimet nga Serbia për pengimin e këtij procesi po vazhdojnë.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, njëherësh ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se është mirë që të shtohet numri i patrullimeve qoftë nga ana e EULEX-it e po ashtu edhe e KFOR-it në veri.

Po ashtu Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës duhet të jetë më shumë prezente në atë pjesë.

Unë them që ka nevojë që Policia e Kosovës me qenë më shumë prezente”.

Nga ana tjetër Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës.

Për këtë Vela ka shkruar në Twitter duke publikuar dëshminë e ndërhyrjes së Beogradit në zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës që mbahen më 23 prill.

Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Edhe 5 ditë kanë mbetur deri të mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore. Por, çfarë pritet të ndodhë në atë pjesë sa i përket sigurisë, flasin njohësit e kësaj fushe.

Shala: Beogradi do të tenojë që ta fus në lojë UNMIK-un

Image
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se ajo që pritet të ndodhë në veri është në dorën e kriminelëve, qëllim i të cilëve mbetet pengimi i Kosovës në veri.

Sipas tij, Serbia po tenton të fusë në lojë edhe UNMIK-un që ka një zyrë rajonale atje.

Çka pritet të ndodhë me datën 23 prill është në dorën e grupeve kriminale të Beogradit që sipas asaj që është parë përgjatë këtyre viteve kanë dëshmuar që qëllimi i tyre mbetet pengimi i autoritetit të Kosovës në veri të vendit në veçanti, e Kosovës në tërësi.

Beogradi do të tenojë që ta fusë në lojë UNMIK-un si zyrë rajonale që ka degën e saj politike, me kontura të një administrate komunale /rajonale për atë pjesë.

Pra, tensionet dhe futja e institucioneve të sigurisë me ndonjë skenar ekstrem ku si rezultat do të aktivizohej KFOR/EULEX/ UNMIK dhe me këtë do të neutralizonte tentativën e shtrirjes institucionale”, deklaron Shala.

Halimi: Të mos lejohet dominimi i grupeve kriminale në veri

Image
Armend Halimi

Lidhur me këtë edhe Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, shprehet se zgjedhjet në veri kanë për qëllim një ambient për të jetuar qytetarët e sidomos ata të minoritetit serb, e që Serbia mos të orvatet më nën ombrellën e Listës Serbe, që krimi atje të jetë formë e qeverisjes.

Mbajtja e zgjedhjeve demokratike në atë pjesë të Republikës së Kosovës ka për qëllim krijimin e një ambienti të jetueshëm për të gjithë qytetarët, sidomos atë të minoritetit serb, ngase përmes këtyre, synohet që në përfaqësim të tyre të jenë njerëz legal që mbrojnë interesat e qytetarëve, e jo sikur orvatet Serbia që krimi i organizuar nën ombrellën e Listës Serbe të jetë formë e qeverisjes së asaj pjese nëpërmes metodave të kundërligjshme të kërcënimit dhe ndëshkimit të qytetarëve lojal të shtetit të Kosovës, gjë që krejt kjo flet për kundër propagandës të shtetit serb”, nënvizon ai.

Halimi thotë se Kosovës i takon që atë pjesë ta ruajë, dhe veriu të mos jetë nën dominimin e grupeve të krimit të mbështetuar nga shtetiti i Serbisë.

Andaj, vendit tonë i takon e drejta dhe obligimi njëherit të organizojë zgjedhje demokratike dhe për asnjë çmim mos të lë atë pjesë të Republikes nën dominimin e grupeve të krimit të organizuar dhe terroriste të cilat i organizon dhe sponzorizon shteti serb”, përmbyll Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat