“Rrezik për Kosovën”/ Vjen paralajmërimi për Kurtin: Kujdes në takimin me Vuçiqin, mos e prano këtë gjë!

Politika

“Rrezik për Kosovën”/ Vjen paralajmërimi për Kurtin: Kujdes në takimin me Vuçiqin, mos e prano këtë gjë!

Nga: A.M. Më: 28 prill 2023 Në ora: 22:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Asociacioni po vazhdon të jetë një nga temat kryesore në negociatata Kosovë-Serbi, ku si e tillë pritet të jetë edhe në takimin e 2 majit në Bruksel, ku pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presindeti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vetëm ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha zoti Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Mirëpo, njësoj si Escobar, nuk mendon edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për formimin e Asociaoconit pa u arritur njohja nga Serbia.

“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator me të cilin Kosova tashmë është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet tash takimi i 2 majti që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy binar është e ndërtuar marrëveshja, binari i parë është njohja de facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, Qeveritë e mëparshme dhe një mazhoranc e mëparshme e në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”.

E në lidhje me këtë çështje dhe trysnin që po bëhet nga qeverisë Kurti për themelimin e Asociaicionit në një prononcim për “Bota sot” foli profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Image
Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Së pari, ai u shpreh se emisarët ndërkombëtarë Asociacionin po e shohin si zgjidhje, por në fakt ky nuk jep zgjedhje të problemeve mes dy shteteve.

“Krijimi i Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është bërë temë diskutimi kryesore sot jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në qarqet ndërkombëtare, sidomos në Europëdhe SHBA. Në fakt Brukseli dhe Uashingtoni këtë çështje e kanë prioritet të shtatë a tetë, sepse bota ka problem shumë më të mëdha sesa asosacioni serb në Kosovë. Megjithatë ka diplomat të ngarkuar për Ballkanin, si Escobar, Lajçak, Borrel etj, të cilët kanë në objeksionin e tyre Kosovën e Serbinë dhe zgjidhjen e konfliktit midis tyre.

Asosacioni është gjetur si zgjidhje, por që nuk jep zgjidhje. Eshtë pranuar si kompromis për të qetësuar serbët, në radhë të pare ish-bashkëpunëtorët e Milosheviçit, si Vuçiç, Daçiç, Vulin e të tjerë si këta. Sepse në filozofinë e paqes “hyjnore” të disa burokratëve në Europë e SHBA nuk ka rëndësi se Serbia ka kryer genocid kundër shqiptarëve dhe se liderët e sotëm të Serbisë nuk ishin arkitektët e atij genocide. Pra, palët po trajtohen të barabarta e madje sërishmi në diskriminim në adresë të Kosovës. Prandaj unë e mbështes politikën dhe diplomacinë e këmbnguljes së qeverisë së sotme të Kosovës për mbrojtjen e së drejtës”, deklaroi profesori.

Sipas Bytyçit, Kurti do të përballet me një presion të madh me 2 maj, ku edhe do të takohet me Vuçiqin.

Ai vlerëson se Koosva mund të dëmtohet në takimin e ardhshëm në Bruksel, por që besonse do reagojë dhe kundërshtojë projektin e Lajçakut.

“Megjithatë duket se nën presionin europian dhe amerikan me datën 2 maj pritet të nisë diskutimi për ndonjë lloj projekti që Lajçak ka përgatitur për këtë asosacion. Kurti dhe Vuçiç do të takohen këtë datë, do të nisin diskutimin dhe pala e dëmtuar, unë parashikoj Kosovën si të dëmtuar, do të reagojë e do ta kundërshtojë projektin e Lajçakut, por që në fakt mundet të jetë projekt i Radojeçiçit të bandave të veriut të Kosovës, nëse i besojmë edhe zonjës Trajkoviç.

Por unë gjithnjë kam shtruar një pyetje, e cila është jo thjesht politike,por edhe filozofike, sepse buron nga vepra “Paqja Hyjnore” e filozofit të shquar Immanuel Kant. A garanton vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e paqes një marrëveshje për asosacionin serb në Kosovë, e cila krijon shanse juridike për zhbërjen e shtetit të Kosovës?! Nëse do kemi një asosacion me këtë objektiv, pra shkatërrimin e Kosovës si shtet, a do të jetë e garantuar paqja e ardhshme në Kosovë e në rajon? Duhet të jesh idiot të besosh se një asosacion siç e kërkon Vuçiç mund të garantojë atë paqe, të cilën kontrata e asosacionit do duhet ta garantojë”, theksoi ai.

Më tej, profesori u shpreh i befasur me insistimin e Borrell dhe Escobar për themelimin e Asociaiconit që synon ndarjen e Kosovës.

Mirëpo, ai mbështeti kërkesën e Konjufcës që Asociacioni të bëhet vetëm në momentin kur Serbia e njeh Kosovës, dhe për këtë tha se duhet të ketë këmbëngulje të palëkundur.

“Nuk e di pse Escobar e Borrell këmbngulin që të krijohet një lloj asosacioni që synon dhe nxit ndarjen e Kosovës. Por me duhet të dyshoj dhe të jem i sinqertë me lexuesit. Ndoshta pas kësaj marrëveshjeje dhe heqjes dorë nga këmbngulja që Serbia ta njohë Kosovën ka një projekt tjetër për rajonin. Por mua më lind pyetja pse lejuan që në Kosovë të kishte 16 mijë viktima të pafajshme për të shkuar p.sh te ndarja e Kosovës dhe zhbërja përfundimtare e shtetësisë së saj?! Kam lexuar se ka një projekt, sipas të cilit Ballkani Perëndimor do të ketë nga shtatë, tri shtete, Serbinë e Madhe, Kroacinë e Madhe dhe atë që disa e quajnë Shqipëria e Madhe. Por ndërsa Serbia e Kroacia do të kenë brenda shtetit të gjithë anëtarët e komunitetit të tyre, Shqipëria do të zgjerohet me çerekun e territoreve të saj.

Ndoshta nuk është kjo. Por unë e gjej shumë me vend kërkesën e kreut të Kuvendit, zotit Glauk Konjufca, që asosacioni të krijohet vetëm nëse Serbia ose në momentin që Serbia e njeh shtetin e Kosovës. Ndoshta zonja Osmani, zoti Kurti e zoti Konjufca kanë informacionet e tyre për ato që thashë më lart, ndaj dhe kërkojnë garanci për krijimin e asosacionit. Kjo garanci duhet kërkuar me vendosmëri e këmbngulje të palëkundur. Ndryshe unë e shoh me rrezik asosacionin. Marrëveshja e 18 marsit 2023 e Ohrit nuk jep garanci për integritetin territorial të Kosovës. Aq më tepër që BE dhe SHBA vazhdojnë ta lejojnë presidentin serb të kërkojë zbatimin e e asosacionit nga Kosova dhe nga ana tjetër të bojkotojë institucionet e Kosovës”, vlerësoi Bytyçi.

Ndër të tjera, ai ngriti edhe disa pyetje për emisarët ndërkombëtarë që po bëjnë trysni për pranimin e Asocaicionit, derisa kishte edhe një thirrje për institucionet e Kosovës.

“A munden shtetet perëndimore nga vijnë Escobar, Lajçak, Borrell etj të pranojnë t’i japin autonomi një pakice prej 30-40 mijë banorësh, ndërkohë që kjo pakicë nuk është integruar në institucionet e atij shteti? A mund të thotë Borrell e Lajçak pse nuk e njohin shtetet nga vijnë ata Kosovën? Sepse nuk duan t’u japin të drejta autonomie pakicave 200 herë më të mëdha sesa serbët në veri të Kosovës! Joooooo! Kjo është intrigë.

Institucionet e Kosovës duhet të përkushtohen për shtetin, tërësinë territoriale, sovranitetin në çdo m2 të vendit”, profesori Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat