Ironia e profesorit me PDK: Po kush qenkan ata që po e shkruajkan “Zajednicën”, të pyeten këta persona!

Politika

Ironia e profesorit me PDK: Po kush qenkan ata që po e shkruajkan “Zajednicën”, të pyeten këta persona!

Nga: A.SH Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:55
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Drejtuesi i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të tregojë se më 2 maj se kush po ia shkruan “Zajednicën”.

E qartë me 2 maj do te jetë në rend dite edhe çështja e”Zajednicës”e përfolur qysh para 10 vitesh. Kështu deklaroi ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak se do te shqyrohet edhe raporti i ekipit menaxhes për hartimin e draftit për statuzin e”Zajednicës”.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një pronocim për “Bota sot” ka thënë duke ironizuar PDK, se Kurti duhet të tregojë se kush po e shkruan Asociacionin.

Këtë ekip menaxhues për shkrimin e draftit për “Zajednicën” e kanë pas përduar tri qeveri të Kosovës, sespe pas nënshkrimit të marrëveshjes anikushtetuese për”Zajednicën” nga ana e Hashim Thaçit me 2013 dhe Isa Mustafës me 2015 ka ekzistuar edhe pajtimi për themelimin e ekipit menaxhues për hartimin e draftit.

Së pari, vendimi i parë për themelimin e ekipit menaxhues është marrë në qershor të vitit 2013 gjatë qeverisë Thaçi. S’po i përmendi me emër anëtarët e ekipit sepse dihen, ata ishin dhe janë te gjithë serb pa asnjë shqiptarë.

Së dyti, vendimi i dytë është marrë ne qershor 2016 gjatë qeverisë se Isa Mustafës. Me këtë rast janë bërë vetëm disa heqje dhe plotësime të ekipit menaxhes, por edhe kësaj radhe ishin te gjithë serb dhe

Së treti, një vendim tjetër për ndryshimin e ekipit menaxhues është marrë ne shtator te 2020 gjatë qeverisë Avdullah Hoti. Edhe me këtë rast janë bërë ndryshime në ekip, kur për koordinatore të ekipit u emërua Daniela Vuçiq. Edhe në këtë ekip te gjithë janë serb”, thotë ai.

Sipas tij, ajo e cila është emëruar të jetë pjesë e ekipit nga Serbia, është anëtare dhe deputete nga partia e Vuçiqit.

“Daniela Vuiçiq sa për informim është anëtare e partisë së Vuçiqit SNS. Nuk është juriste por aty e futën kapot e saj. Lidhjet e saj janë të fuqishme me presdientin e Serbisë Vuçiq por lidhjet e saj janë të forta edhe me Goran Rakiçin dhe Milan Radojçiqin. Mos të harrojmë se Daniela Vuiçiq është edhe deputete në Paralementin e Serbisë.

Pra, të gjitha ata që po e shkruajnë ”Zajednicën” janë serb, pa asnjë shqiptar me lidhje dhe në varësi nga Serbia e në veçanti nga presdienti Vuçiq.

Pra, se pse është formuar një ekip i tillë menaxhues për ”Zajednicën” i cili nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës e as shtetin e pavarur të Kosovës, është mirë të pyetet jo Albin Kurti por Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat