A duhet të lejohet qarkullimi në Urën e Ibrit, flet analisti – Kritikon BE-në

Politika

A duhet të lejohet qarkullimi në Urën e Ibrit, flet analisti – Kritikon BE-në

Nga: A.SH Më: 30 prill 2023 Në ora: 16:01
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Asambleistja e LVV-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli i ka parashtruar Kuvendit të Komunës kërkesën për hapjen e Urës së Ibrit. Kjo kërkesë e saj ka marrë shumicën e votave.

Pas kësaj ka pasur reagime nga Qeveria e Kosovës e cila ka thënë se heqja e pengesave të lëvizjes, vendim i drejtë

“... Vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur. Kosova është e gjithë qytetarëve të saj dhe ata gëzojnë të drejtën të lëvizin lirshëm në gjithë territorin e saj”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kurse, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se ende nuk është koha e duhur.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”

Edhe KFOR kanë deklaruar se “Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik”.

Analisti politik, Sklnder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë edhe pse një gjë e tillë është legjitime, ajo hasi në kundërshtime nga BE dhe KFOR, derisa thotë se për qëndrimin e serbëve dihet.

“Vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër nga organet tona të shtetit, hasi në reagime të ndryshme të serbëve nga Kosova dhe Beogradit zyrtar. Reagime patëm edhe nga BE dhe KFOR. Nëse Kosova bëri hapin e parë konkret për zhbllokimin e gjatë të urës nga strukturat kriminale serbe në veri, këtë gjë nuk e mirëpritën e që është legjimtime, BE dhe KFOR. Për serbët tashmë dihet se çfarë qëndrimi kanë. Ata gjithmonë mendojnë me nda Kosovën mbi baza etnIke, duke mos e pranuar pavarësinë e Kosovës. Lista Serbe së bashku më Vuçiqin i ka instrumentalizuar minoritetin serb, për të shkaktuar incidente deri në konflikte për të mbajtuar gjendjen e acaruar në këtë pjesë të vendit. “Rojat e Urës” për shumë vite bënë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre, duke rrahur dhe maltretuar shumë shqiptarë dhe ky destruktivitet u tolerua nga bashkësia ndërkombëtare dhe u tolerua edhe nga KFOR”, thotë ai.

Sipas tij, vendimi është i drejt dhe legjitim i organeve tona lokale.

Por, analisti kritikon BE, për të cilën thotë se po toleron shumë polItikat e tipit millosheviqian të Vuqiqit.

"Kjo çka është marrë vendim nga asambleja komunale në Mitrovicë, për qarkullim të lirë të mallrave dhe njereve është shumë vendim i drejtë dhe legjitim të organeve tona lokale. KFOR dhe Lajçak kanë thënë se kjo gjë kërkon zgjedhje përmes bisedimeve politike, e që nuk është aspak qëndrim i drejtë. Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar dhe ka të drejtë të vendos sipas ligjeve të saj. Lista Serbe, dhe Serbia kanë thënë se gjoja kjo është në komptencë të organve serbe në veri. Serbia përmes përfaqësusesve të saj në pushtet, po kërcënojnë me luftë. Ka ardhur koha që të shpërbëhen strukurat paralele serbe. Këtë gjë duhet të kërkon kryeministri Albin Kurti në takimin e 2 majit në Bruksel më Vuçiqin. Kjo temë duhet të bëhet pjesë e dialogut. Kurti nuk ishte dashur të pranon ultimatumin nga Vuçiq, Eskobar dhe Lajçak për formimin e Asociacionit para se të pranohet në plotni plani franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve.

Nuk do të këtë avansim të proceseve me ultimatume dhe as me deklarime për luftë nga ana e Serbisë. Lista Serbe më direktivat e Vuçiqit po tenton të realizon objektivat për ndarje të Kosovës duke krijuar gjendje të luftës. Mjaft gjatë po tolerohen nga BE polItikat e tipit millosheviqian të Vuqiqit. Nuk duhet të tolerohen më politikat shoviniste të cilat Kosovën po e konsiderojnë si territor të vetin. Pse faktori ndërkombëtar nuk po kërkojnë nga Serbia zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe të Ohrit? Në këtë pyetje ishte dashur moti të përgjigjën, e jo t’i bëjnë presion vetëm Kosovës. Në Bruksel ishte dashur që përfundimisht të përfundojnë lojërat e ndyta politike të presidentit serb, Aleksandar Vuqiqit. Kryeministri Kurti nëse nuk i mbetet solucion tjetër politik në takimin e majit, duhet të tregon të gjithëve se Kosova, nuk do të tërhiqet para shantazheve dhe kërcënimeve serbo rusomëdha”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat