“Agjentët e Putinit mund të nxisin trazira”, avokati serb jep paralajmërimin për Kosovën: Ja si të veprohet nëse ndodhë kjo gjë!

Politika

“Agjentët e Putinit mund të nxisin trazira”, avokati serb jep paralajmërimin për Kosovën: Ja si të veprohet nëse ndodhë kjo gjë!

Nga: A.M. Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:55
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale u mbajtën më 23 prill në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje serbëve që ta bojkotojnë procesin.

Arsyetimi ishte se nuk janë plotësuar kushtet e saj për kthimin në institucionet e Kosovës, nga të cilat u tërhoq në vjeshtën e vitit 2022: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqja e njësive speciale të Kosovës nga komunat në veri.

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, foli avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

Së pari, ai komentoi zgjedhjet e mbajtura në komunat veriore dhe mundësinë për tensionimin dhe eskalimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës.

Image
Avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

Sipas tij, zgjedhjet në veri ishin legjitime dhe duhet respektuar, derisa vlerësoi se bojkoti nuk ishte legjitim, pasi ishte inicuar nga Beogardi

“Mendoj se është koha për të bërë pyetjen e kundërt, jo nëse zgjedhjet janë legjitime, por nëse bojkoti është legjitim? Zgjedhjet janë legjitime, sepse sigurohet procedura demokratike. Të gjithë mund të marrin pjesë, të paraqesin politikën e tyre dhe të zgjidhen në mënyrë demokratike. Prandaj, zgjedhjet janë legjitime. Por le të shohim nëse bojkoti është legjitim. Sipas të gjitha të dhënave, bojkoti është iniciuar nga Beogradi. Prandaj, bojkoti nuk është pasojë e vendimit demokratik të serbëve në Kosovë, por më tepër pasojë e ndikimit të pushtetit jodemokratik nga Beogradi”, theksoi ai.

Po ashtu, konsideroi se qëllimi kryesor i serbëve në veri dhe Beogradit është parandalimi indirect i formimit të Asocaicionit, dhe në këtë mënyrë ta bartin fajin te Kosova.

“Pra, zgjedhjet janë legjitime, sepse demokracia e tyre është e siguruar, por bojkoti është jolegjitim sepse është diktuar nga shteti fqinj - Serbia, e cila ka një qeveri jodemokratike proruse. Bojkoti deklaroi se arsyeja është mos formimi i ZSO-së. Por nuk mund të formohet nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhje. Prandaj, qëllimi i bojkotit është të parandalohet formimi i ZSO-së dhe faji për këtë t'ia bartet palës shqiptare. Prandaj, zgjedhjet janë legjitime dhe bojkoti jo”, potencoi Stojkoivq.

Krahas kësaj, avokati serb nuk përjashtoi mundësinë e tensionimit të situatës në veri, ku tha se në këto zhvillime pritet të ndikojë edhe shteti rus përmes agjentëve të tij.

Në rast se ndodhin në veri trazira, ai kërkoi që Kosova të reagojë me qetësi të madhe.

“Tensionet dhe trazirat janë gjithmonë të mundshme në veri të Kosovës kur Rusia ndikon në popullatë përmes agjentëve të saj. Tani që shoh retorikën e Vuçiqit se ai gjoja është “Kurti jelid a protra serb”, duket sikur Vuçiq do të nxisë trazira në veri të Kosovës. Nëse kjo ndodh, Kosova ka përgjegjësi të madhe për të reaguar me qetësi dhe paqe. Sepse duhet kuptuar se serbët në Kosovë shpesh abuzohen jo vetëm nga populistët në Beograd por edhe nga agjentët e regjimit të Vladimir Putinit. Kosova duhet të demonstrojë gjithashtu se do ta përdorë pavarësinë dhe sovranitetin e saj për të mirën e të gjitha kombeve, edhe nëse çështjet kombëtare keqpërdoren nga dikush. Nxitja e trazirave nga Beogradi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Dhe serbët përfundimisht do ta kuptojnë se kush i keqpërdor dhe për çfarë qëllime. Duhet të presim me qetësi atë kohë”, tha ndër të tjera Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat